Covid-19/ Alarmi i studiuesit iranian: Katastrofa është pranë derës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ndërsa të gjithë janë duke shpresuar për një largm sa më të shprejtë të koronavirusit dhe ulje të numrit të viktimave e tëprekurve, Prof. Dr. Masoud Mardani, anëtari i Komitetit Shkencor për Covid-19 në Iran, paralajmëroi për “katastrofë” në rast se nuk zbatohet ndalesa e udhëtimit në vendin ku kanë humbur jetën afër 2.000 persona nga pandemia.

Mjeku tha se shpejtësia e përhapjes së virusit në Iran është më e lartë se ajo në Kinë.

“Ne e vërejtëm epideminë pasi u përhap në vend. Rastet e para të konfirmuara në Qom, ishin shfaqur disa javë më parë. Nuk u realizua izolimi gjatë kësaj periudhe dhe epidemia që filloi në Qom u përhap edhe në qytetet tjera”,-u shpreh ai.

Më tej Mardani theksoi se në ditë 100 deri 150 persona humbin jetën nga COVID-19, ndërsa mijëra diagnostikohen me virusin, duke shtuar se të dhënat që i publikon ministria e shëndetësisë janë vetëm rastet që regjistrohen nëpër spitale.

“Në rast se nuk parandalohen vizitat për festën e Nevruzit, kjo do të thotë se katastrofa është pranë derës”,-shtoi studiuesi.

Mjeku iranian më tutje theksoi se një pjesë e popullit nuk e marrin me seriozitet epideminë, duke shtuar se sanksionet e SHBA-së ndaj Iranit ndikojnë negativisht në luftën kundër coronavirusit, ndërsa vlerësoi ndihmat nga Turqia.

“Sanksionet e SHBA-së shkaktojnë rritjen e vdekjeve. Në krye të vendeve që dërguan ndihma humanitare në Iran janë Turqia, Katari, Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe”.-tha ai.

Mardani foli edhe për luftën e devotshme të personelit mjekësor kundër COVID-19 dhe theksoi faktin se kjo sëmundje në vendin e tij u shfaq fillimisht  në qytetin Qom më 19 shkurt e më pas u përhap në vende të tjera.

Lexo edhe :  Britani e Madhe, stuhia “Eowyn” iku, por vjen “Hermina”

“Vetëm në Qom, 40 doktorë dhe 130 infermiere rezultuan pozitiv me coronavirus. Shumë doktorë dhe infermierë i humbëm në këtë luftë”, u shpreh mjeku për mediat vendase.

Numri i viktimave nga COVID-19 në Iran është rritur në 1.934, pasi 122 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit./Fjala.al/

 

Të fundit

M*sakra me 3 viktima në Memaliaj/ Zbardhet dëshmia e babait të Gledio Mukës

Tre të vrarë dhe një i plagosur ishte bilanci i një atentati të ndodhur mbrëmjen e 20 korrikut 2024...

Përmbytjet ngrenë alarmin në Burgun e Durrësit, ujërat e ndotur ‘pushtojnë’ katin e parë

Të burgosurit në burgun e Durrësit janë vendosur në alarm pas përmbytjeve që janë shënuar në këtë qytet. Bëhet me dije se ujrat e zeza...

Shtëpia e Bardhë anulon urdhrin për ngrirjen e granteve dhe kredive federale

Shtëpia e Bardhë bën me dije se ka anuluar një urdhër që autorizon ngrirjen federale të qindra miliarda dollarëve në grante dhe kredi. Ky vendim...

Madonna ankohet për heqjen e të drejtave të LGBTQ+ nga Trump

Madonna është ankuar për një kthim prapa të të drejtave të personave LGBTQ+ nën presidentin e ri të SHBA, Donald Trump. “Është kaq e trishtueshme...

Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

Euro po shfaq tendenca të forcimit. Pas 5 muajsh në rënie të ndjeshme euro po i afrohet nivelit të 100 lekëve. Për 99.71 lekë...

Lajme të tjera

Web TV