Në përgjigje të bombardimeve të kullës në qendër të Gazas, militantët e Hamasit kanë vijuar sulmin me raketa në Izrael duke goditur drejtpërdrejt shumë vende brenda Izraelit, duke përfshirë Tel Avivin, sipas shërbimit të shpëtimit të Izraelit Magen David Adom (MDA).
“Në përgjigje të bombardimeve të kullave në qendër të Gazës Hamasi ka vijuar sulmin me raketa. 150 në #TelAviv thuhet në deklaratën e Hamasit
Sirenat e alarmit kanë rënë kudo në Tel Aviv dhe në zonat qëndrore të Izraelit ndërsa janë dëgjuar shpërthime të shumta dhe qielli flakërin nga sulmet me raketa.
Ndërkohë autoritetet e shëndetësisë flasin për 232 izraelë të vrarë dhe mbi 1100 të plagosur. Ndërkohë në Gaza autoritetet flasin për 200 palestinezë të vrarë dhe më shumë se 1600 të plagosur./I.S