Shqiptarët, të dytët në botë për kthimet e emigrantëve të parregullt nga vendet e BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kërkesat për azil në vendet e Bashkimit Europian nga shtetasit shqiptarë vijojnë të jenë të larta edhe këtë vit, ndonëse jo në ato nivele të 2022.

Por, një pjesë e madhe e tyre po urdhërohen të kthehen në vendin e tyre të origjinës.

Eurostat bëri të ditur se në tremujorin e dytë të vitit 2023, 105 865 qytetarë jo të BE-së u urdhëruan të largoheshin nga një vend i Bashkimit Europian dhe gjithsej 26 600 u kthyen në një vend tjetër pas një urdhri për t’u larguar.

Shetasit shqiptarë renditen të dytët nga vendet e gjithë botës që janë kthyer pas urdhrit për t’u larguar.

Sipas Eurostat, Gjeorgjia (9%) përbënte shumicën e të kthyerve, e ndjekur nga Shqipëria (8%), Moldavia (5%), Turqia (5%) dhe India (4%).

Në total, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, numri i shtetasve jo-BE të urdhëruar të largohen u rrit me 9%, ndërsa numri i njerëzve të kthyer në një vend tjetër u rrit me 29%.

Në krahasim me tremujorin paraardhës të këtij viti, numri i urdhë- largimeve është ulur me 5%, ndërsa kthimet kanë mbetur në vendnumëro.

Shumica e atyre që janë urdhëruar të largohen nga BE kthehen në vendet jashtë Bashkimit Europian. E njëjta situatë është edhe në tremujorin e dytë të vitit 2023, ku 76% e individëve u kthyen në vendet jashtë unionit.

Marokenët dhe algjerianët përbënin pjesën më të madhe të atyre që u urdhëruan të largoheshin nga territori i BE-së në tremujorin e dytë të 2023 (8% secili), të ndjekur nga qytetarët e Turqisë (5%), Gjeorgjisë (5%) dhe Afganistanit (4%).

Të dhënat sipas shteteve Franca kishte numrin më të madh të urdhrave për t’u larguar nga qytetarët me shtetësi nga një vend jashtë BE-së të ndjekur nga Gjermania (10 600) dhe Greqia (7 095).

Lexo edhe :  Trump pret një familje shqiptare në Shtëpinë e Bardhë, jep dhuratën speciale

Të dhënat e mëparshme të Eurostat bënë të ditur se Për vitin 2022, në total kishte 13.2 mijë aplikime për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, niveli më i lartë që nga 2020-a.

Në krahasim me një vit më parë, aplikimet për azil u rritën me 16%.

Për gjithë 6 mujorin e këtij viti, aplikimet për azil kanë qenë më të ulëta, duke arritur në 3,535, shifër që është 28% më e ulët në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë./I.S

Të fundit

Kontroll në Burgun e Durrësit, gjenden 10 celularë që përdoreshin nga të izoluarit

Një kontroll i befasishëm është ushtruar orët e fundit në Burgun e Durrësit, në qelitë të të izoluarve. Paraprakisht informohet...

Palët nuk ndryshojnë qendrim/ Dështon dhe përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të enjten – për herë të 23-të radhazi – ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë...

Kryemadhi për humbjen e Metës: Nuk shoh përgjegjësi, s’kam qenë lidere e fushatës së tij

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi tha për gazetarët para se të hynte në Kuvend se “karrigia e parlamentit nuk është as e Monikës dhe...

Kot lodheni

Nga Artur Ajazi Humbja e Partisë Demokratike në 11 Maj, ka nxjerrë sërish në diskutim “largimin“ e Sali Berishës. Mblidhen analistë, politikanë, fitues dhe humbës,...

Parlamenti mbylli punimet pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias!

Kreu i PD, Sali Berisha foli për mediat pas mbylljes s seancës së sotme parlamentare pas rreth 15 minutash. Ai e cilësoi parlamentin si një...

Lajme të tjera

Web TV