“Evitoni akoolin gjatë Covid-19”, mjeku italian tregon çfarë i ndodh organizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa të gjithë janë të mbyllur në shtëpi për shkak të koronavirusit është mëse normale të të shkojë mendja për një gotë pije alkoolike, por mesa duket kjo nuk është një ide e mirë.

Kjo jo vetëm që përdorimi i alkoolit kundër anksiozitetit nuk është i mirë për shëndetin tuaj mendor, por ekspertët thonë që në këtë mënyrë mund të dobësoni sistemin tuaj imunitar dhe kjo është më e pakta që duhet të bëni gjatë pandemisë globale.

“Konsumimi i sasive të mëdha të alkoolit mund të shkaktojë dëmtime të qelizave imunitare në mushkëri dhe në sistemin e sipërm respirator”, -ka thënë dr. Aragona Giuzeppe për mediat italiane dhe shton që mund të rrisë rrezikun nga zhvillimi i tuberkulozit, inflamacionit të mushkërive dhe problemeve respiratore, ndërsa të mos përmendim që jeni të rrezikuar nga viruset.

Më tej ai ka shtuar se alkooli ndikon në barrierën e zorrëve dhe mundëson që më shumë baktere të kalojnë në gjak, ndërsa kjo, nga ana tjetër, shkakton shkatërrimin e tri llojeve të qelizave të sistemit tuaj të imunitetit, makrofagët dhe qelizat T dhe C.

Makrofagët e qelizave qëndrojnë në linjën e parë të mbrojtjes së organizmit nga sëmundjet. Ato shkatërrojnë çdo gjë atje ku nuk do të duhej të ishin dhe mbrojnë trupin tuaj nga patogjenët.

Qelizat T janë antitrupa për sëmundje specifike, sepse dinë saktësisht si t’u kundërvihen llojeve specifike të viruseve. Kur këto qeliza shtypen, sistemi juaj i imunitetit është më pak efikas në identifikimin dhe shkatërrimin e patogjenëve.

Duhet të jeni të kujdesshëm në gjithçka edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë dhe përkushtojuni pasionit tuaj apo gjërave në të cilat kënaqeni, por të cilat nuk dëmtojnë organizmin tuaj./Fjala.al/

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV