SPAK i shton akuzat, Arben Ahmetaj reagon nga arratia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot, Arben Ahmeatj u vendos sërish në qendër të vëmendjes së mediave dhe kësaj here jo për inceneratorëve, por për një tjetër aferë korruptive. SPAK i ka shtuar akuzat pasi akuzohet se privatizoi në shkelje të ligjit një fabrikë buke te “5 Maji” duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 7 mld lekësh, mirëpo për ish-ministrin e arratisur, kjo akuzë nuk është aspak e vërtetë.

Nga arratia ku po vijon prej javësh, ai shkuar se mjafton kjo akuzë për të kuptuar se politika-media, e financuar nga inceneratorët, por që kanë ndikim të drejtësia, po e përndjekin atë prej më shumë se 1 viti e gjysmë, për ta “nxjerrë si delen e zezë të kopesë”.

“Në lidhje me lajmin që qarkullon, nuk e di sa e vërtetë është, por nuk do të habitesha aspak në vazhdën e përndjekjes së organizuar në tashmë gati një vit e gjysëm e më shumë. Faktet e fundit të botuara nga media kanë vërtetuar atë qe unë kam thënë, se ka një segment të organizuar politiko-mediatik të financuar nga inceneratorët, me tentakula në drejtësi, që tentojnë të ndërtojnë tek unë “delen e zezë”, përtej kokës së vërtetë të zezë të kopesë. Nëse lajmi është i vërtetë, atëherë kjo do të ishte kundërshtia juridike më e madhe. Ju sfidoj miqësisht ju të medias ta merrni dosjen dhe ta “shkalafisni” në detaje”

“Cili është thelbi i asaj dosje? Ish-pronarët e njërës prej aseteve të asaj kompanie, kanë kundërshtuar vlerësimin e pavarur të aksioneve të kompanisë. Vlerësuesit e pavarur, në bazë të ligjit, kanë bërë vleresimin, që nuk i ka kënaqur ish-pronarët e njërit prej aseteve të kompanisë. Nëse do të realizohej ajo që kërkonin ish-pronarët, aksionet e shtetit do të reduktoheshin me herë. Pra në thelb, duke u zbatuar ligji, janë mbrojtur aksionet e shtetit.

Nuk habitem më nga asgjë. Që nga “faktet” e fabrikuara nga inceneratorët se kam harxhuar kaq e aq në këtë e atë kazino, apo ku di unë, deri tek përndjekja familjare dhe inkuizitive që më bëhet. Nuk e di nëse kjo që ka dalë si lajm është e vërtetë, por ju sfidoj sërish: merreni dosjen, lexojeni, gjeni nëse ka një shkresë të vetme në kundërshtim me ligjin; mos bini në kurthin e “kokës së vertetë” të teatrit absurd dhe tejet të rrezikshëm. Dhe pasi ta keni lexuar dhe analizuar, dilni në konkluzion se çfarë po ndodh vërtet sot me drejtësinë dhe tregojani publikut, jo për hatrin tim, po të tyre, se më mirë vonë se kurrë. Imagjinoni për një sekond sikur të kishte ndodhur e kundërta: të ishin reduktuar me herë aksionet e shtetit (automatikisht vlera e marrë në buxhetin e shtetit)???

Lexo edhe :  Manifaktura apel qeverisë: Ta kthejmë Shqipërinë në qendër prodhimi për ushtritë e NATO-s

“Koka e vërtetë e zezë” ia ka dalë…përkohësisht”.

Ai ka hedhur akuza në drejtim të SPAK, sipas së cilit, po goditet politikisht, pa asnjë provë, e ndërsa e përmbyll reagimin e tij me një paralajmërim.

“Vrulli politik i SPAK s’besoj t’i ketë shpëtuar syrit të publikut. Përndjekja ekzemplare e stilit të vjetër, ngarkuar me urrejtje personale të përfolur dhe nëpër tryeza politiko-drejtësie, përtej fakteve, i ka kaluar dhe imagjinatat e filmave horror. Goditja politiko-juridike ndaj meje duket sikur është kthyer në një sport juridiko-statistikor pa cilësi. Detajet për këtë dosje e të tjerat, në një kohë të shpejtë. Ndoshta “të vërtetit” i duhet një zhurmë tjetër”.

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka ngritur një akuzë tjetër të kundër ish-zëvendës Kryeministrit Arben Ahmetaj.  Sipas SPAK, Ahmetaj ka shkelur ligjin duke firmosur privatizimin e ish-fabrikës së bukës te 5 Maji. Sipas akuzës, ish-ministri i Financave, ka shpërdoruar detyrën dhe i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 7 miliardë Lekësh. Kjo pasi Ahmetaj dyshohet se në cilësinë e ministrit të Financave, ka vendosur privatizimi për një pronë shtetërore në kundërshtim me ligjin. Për këtë çështje është duke vijuar hetimi edhe për zyrtarë te tjerë.

Arben Ahmetaj është duke u hetuar edhe për sa i përket çështjes së inceneratorëve dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet./E.T

Të fundit

Rriten gjatë vitit 2025 të ardhurat tatimore nga shitja e pronave

Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, të ardhurat tatimore nga shitja e pasurive të paluajtshme kanë qenë...

Norvegjia “trondit” tregjet/ Mijëra dollarë të investuara në kompani izraelite!

Qeveria norvegjeze ka urdhëruar një rishikim të thelluar të portofolit të fondit të saj sovran prej 1.9 trilion dollarësh, për të siguruar që investimet...

Agjendën e gjelbër: Shtytja për zgjerimin e aeroporteve ndërsa udhëtimi me tren ngec

Dëmi klimatik që shkaktohet nga fluturimet e shmangshme është i jashtëzakonshëm, por qeveria sheh më shumë aeroplanë si zgjidhje për problemet ekonomike të saj. Polly...

Vendi goditet nga një valë e re e të nxehtit, muaji gusht me temperaturat më të larta

Portugalia po përjeton një valë të re të të nxehtit, me temperatura që arrijnë në 41 gradë Celsius. Gushti mund të jetë muaji më...

Kujtesa nuk është e përjetshme por as e humbur! Çfarë zbulon shkenca

Një kujtim i vjetër, një aromë e njohur, një melodi e harruar… ndonjëherë mjafton një detaj i vogël për të na kthyer vite pas...

Lajme të tjera

Web TV