Si sot 75 vite më parë/ Berisha përkujton kryengritjen antikomuniste të Zhapokikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rikujtuar në rrjetin social ‘Facebook’, kryengritjen antikomuniste të Zhapokikës, si sot 75 vite më parë.

Nderim martirëve të Zhapokikës! Sot 75 vjetori i kryengritjes antikomuniste të Zhapokikës.

Të dashur miq, sot është 75 vjetori i kryengritjes antikomuniste të Zhapokikës, e cila shënon një faqe të ndritur të revoltës dhe qendresës heroike të banorëve të kësaj zone dhe të jugut të vendit kundër diktaturës mizore komuniste të Enver Hoxhës.

Banorët e Zhapokikës, Tepelenë në shtator-tetor të vitit 1948 të përballur me represionin e egër dhe terrorin komunist, u organizuan dhe krijuan çetën e luftëtarëve të lirisë të drejtuar nga Komandant Bajram Kamber Ahmata. Sekretar politik, Xhemal Brahimi, Mehmet Yzeiri nënkomandant, Sulo Kaso dhe Sefer Yzeiri anëtarë të shtabit. Çeta e luftëtarëve të Lirisë i vuri vetes si qëllim kryesor organizimin e kryengritjes së armatosur antikomuniste, përmbysjen me armë të regjimit komunist dhe krijimin në Shqipëri të një qeverie kombëtare.

Drejtuesit dhe anëtarët e Çetës vendosën lidhje me familje dhe persona antikomunistë dhe nacionalist në zona të tjera të Tepelenës, por dhe Beratit, Mallakastrës. Mirëpo sulmi i tyre kundër forcave të regjimit nuk pati sukses. Me gjithë trimërinë e pashoq të luftëtarëve të lirisë, armatimi i pakët bëri që sulmi i kryengritësve të Zhapokikës të dështojë. Kryengritja e banorëve të kesaj zone u shtyp me egërsi të paparë.

Drejtuesit e kryengritjes u pushkatuan, mbi 100 kryengritës të tjerë u burgosën dhe u dënuan me dënime të rënda. Por megjithëkëtë, kryengritja e Zhapokikës, si lëvizja antikomuniste më e fuqishme e banorëve të jugut të Shqipërisë, tronditi thellë regjimin diktatorial dhe pati jehonë të madhe brenda dhe jashtë vendit.

Nderim për jetë martirëve të Zhapokikës, kryengritësve të saj!”, shkruan Berisha./  S.M

Të fundit

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës...

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës – Britania e Madhe, Franca, Rusia,...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

Lajme të tjera

Web TV