Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se do ta “ndryshojë Lindjen e Mesme” në lutën e shtetit të tij me grupin militant palestinez, Hamas, përderisa ushtria e tij po vazhdon ta sulmojë nga ajri Rripin e Gazës.
“Ajo se çfarë do të përjetojë Hamasi do të jetë e vështirë dhe e tmerrshme… ne do ta ndryshojmë Lindjen e Mesme”, u tha Netanyahu zyrtarëve nga jugu i shtetit, ku militantët e Hamasit kryen një sulm të befasishëm mëngjesin e 7 tetorit, shkruan REL.
“Ky është vetëm fillimi… ne do t’i mposhtim ata me forcë, me forcë të jashtëzakonshme”, shtoi ai.
Militantët e Hamasit hynë në qytete dhe komunitete në jug të Izraelit mëngjesin e së shtunës, teksa nga Gaza u lëshuan breshëri raketash në territorin e Izraelit.
Ky është sulmi më vdekjeprurës që Izraeli ka përjetuar në dekada./I.S