UEFA zbulon planin B/ Ja si do mbyllen kampionatet, Champions dhe Europa League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

UEFA ka arritur një akord paraprak në lidhjenme zhvillimin e ndeshjeve të kampionateve vendase, Champions dhe Europa League, ndonëse zyrtarizimi duhet të presë, pasi situata e krijuar nga koronavirusi është alarmante.

Përkeqësimi i situatës nga koronavirusi bëri që të dukej e pamundur mbyllja e këtyre garave në fund të qershorit, ndaj qeveria evropiane e futbollit do të ketë gati një plan B për të mbyllur sezonin në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.

Për këtë arsye, UEFA, Shoqata e Klubeve të Europës dhe Ligat e vendeve anëtare kanë arritur një marrëveshje për një tjetër skenar. Prioritet mbetet mbyllja e kampionateve. Secila Federatë ose Ligë mund të zgjedhë modalitetet që preferon, por sidoqoftë mbetet kusht një kufi kohor që nuk mund të shkelet. Gjithçka duhet të finalizohet deri në mes të korrikut.

Vetëm në këtë mënyrë i hapet rrugë rinisjes së Champions dhe Europa League, për të cilat projektohet një formulë si e një Europiani të vogël: një seri ndeshjesh në vetëm dy javë.

Sipas këtij skenari, sezoni 2019/2020 do të mbyllej në fillim të gushtit, ndërsa nisja e sezonit 2020/2021 nuk mund të shtyhet shumë, pasi në verën e vitit të ardhshëm duhet të zhvillohet Kampionati Europian./Fjala.al/

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV