Netanyahu bisedon me Biden: Duhet të ndërhyjmë në Gaza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të dielën.

Kryeministri izraelit i theksoi presidentit amerikan se Izraeli nuk ka zgjidhje tjetër veçse të nisë një operacion tokësor në Gaza.

“Duhet të hyjmë brenda”, tha lideri izraelit, sipas tre burimeve izraelite dhe amerikane të informuara për thirrjen, sipas uebsajtit amerikan Axios.

Mesazhi i Netanyahut në thelb sinjalizon se cila do të jetë përgjigja e vendit të tij ndaj ofensivës së Hamasit në ditët dhe javët në vijim, në atë që kryeministri izraelit e ka përshkruar si një ” luftë të gjatë dhe të vështirë”.

Ushtria izraelite tha më herët se kishte mobilizuar 300,000 rezervistë, numri më i madh i rezervistëve që janë thirrur në shërbim në dekada, në përgatitjet për një sulm të mundshëm tokësor në Gaza.

“Duhet të ndërhyjmë. Ne nuk mund të negociojmë tani”, tha Netanyahu, ndërsa Shtëpia e Bardhë dhe zyra e kryeministrit izraelit refuzuan të komentojnë në faqen e internetit./I.S

Të fundit

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani

Sunday Times ka publikuar listën e të pasurve nën 40 vjeç në Britani, ku ylli shqiptar Dua Lipa, 29...

Sot seanca e 18-të për konstituimin e Kuvendit! A do të dalë Kosova nga ngërçi politik?

Për të 18-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë nëntë parlamentare...

Afera Partizani, Berisha paraqitet sot në SPAK për masën detyrim paraqitjeje

Kreu i PD, Sali Berisha do të paraqitet sot në SPAK në orën 09:30 në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për aferën Partizani. Po...

Diaspora i beson Edi Ramës, fitore e “frikshme” e socialistëve

Ka përfunduar procesi i numërimit të zarfeve për subjektet politike në të 12 qarqet e vendit. Nga një përditësim i bërë së fundmi nga Komisioni...

Sot telefonata Trump-Putin, Rubio: Të gatshëm të godasim me sanksione shkatërruese

Sot në orën 10 të mëngjesit me orën e Uashingtonit, Donald Trump do të flasë me Vladimir Putin. Temat e telefonatës, të përshkruara të...

Lajme të tjera

Web TV