Pamje apokaliptike nga Gaza, raketat bien si breshër në qytet (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushtria izraelite ka ndërmarrë një fushatë bombardimesh në Rripin e Gazës, duke targetuar ato që thotë se janë objektiva nën kontrollin e Hamas.

Dhjetra pallate shumëkatëshe janë rrafshuar, ndërsa goditjeve me raketa me precizion të lartë nuk i ka shpëtuar as banka qendrore, universiteti dhe një shkollë e mesme.

Forcat izraelite thonë se gjatë bombardimeve në këto godina nuk ka patur civilë, por ato përdoreshin si baza nga terroristët e Hamas.

Megjithatë në rrjetet sociale janë publikuar pamjet dramatike të bombardimeve në Gaza, ku rrugët janë të mbushura me viktima, shumë prej të cilëve besohet të jenë civilë.

Në pjesën më të madhe të rasteve, ushtria izraelite ka përdorur një raketë që depërton katet e pallateve dhe shpërthen në themele duke bërë që e gjithë godina të shembet. Autoritetet izraelite thonë se kanë njoftuar popullsinë civile të braktisë ndërtesat disa minuta para çdo sulmi./e.t

Të fundit

Gjermania i kërkon Shqipërisë të punojë më fort për t’u anëtarësuar në BE

Shqipëria është në miljet e fundit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pas Francës, edhe Gjermania mbështet “ëndrrën...

“Shpërthen” Elena Kocaqi: Sa të jetë Rama kryeministër, nuk garoj më

Elena Kocaqi ka reaguar për herë të parë për zgjedhjet e 11 majit, ku ajo kandidaoi me partinë e saj, “Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare”. E...

Ylli Manjani: Treni bullgar i PS nuk e justifikon dot “ruletën ruse” të PD

"Treni bullgar" i PS nuk e justifikon dot "Ruletën ruse" të PD. Kjo e fundit tashmë eshtë vetvrarë nga loja e ruletës. I qëlloi...

“Show must go on!” Barcelona zyrtarizon rinovimin e shumëpritur

Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me trajnerin gjerman Hansi Flick, duke i besuar drejtimin e skuadrës deri në verën e vitit 2027. Lajmi...

“Visi negociatori më i mirë”/ Operacioni “Ura”, zbardhet dëshmia e Dumanit për italianët

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin “Ura”, që çoi në goditjen e një rrjeti të gjerë të trafikut të drogës në...

Lajme të tjera

Web TV