Gjermania pezullon përkohësisht të gjithë ndihmën për Palestinën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria gjermane vendosi të pezullojë përkohësisht financimin e programeve për Palestinë, paspushtimit të Hamasit në Izrael.

Siç deklaroi në Berlin një përfaqësues i Ministrisë kompetente për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, programet janë duke u rishikuar në tërësi, por kjo nuk do të thotë se financimi është ndërprerë përgjithmonë, por pezullohet përkohësisht.

Gjithsej 125 milionë euro ndihmë zhvillimore gjermane janë planifikuar për këtë vit dhe vitin e ardhshëm për projekte afatgjata në territoret palestineze, si furnizimi me ujë, menaxhimi i ujërave të zeza, një fabrikë shkripëzimi, trajnime profesionale, krijimi i vendeve të punës për të rinjtë dhe siguria ushqimore. Siç raporton ERT, ministrja përgjegjëse, Svenia Sulce (SPD), kishte njoftuar rishikimin e programeve menjëherë pas pushtimit të Izraelit nga Hamasi.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Jashtme gjermane hodhi poshtë kategorikisht akuzat për financimin e Hamasit me paratë e taksapaguesve gjermanë. Zëdhënësi i ministrisë shpjegoi se bëhet fjalë për “ndihma humanitare, e cila është shumë e rëndësishme”, duke theksuar se ndihmat synohen për programe specifike dhe monitorohen nga afër, ku përfundojnë. “Ne nuk financojmë Hamasin, asnjë fond gjerman nuk u jepet terroristëve,” tha zëdhënësi, duke vënë në dukje se “ndihma humanitare ofrohet në raste urgjente ekstreme dhe monitorohet vazhdimisht për të parë nëse paratë shkojnë atje ku duhet“.

Sipas agjencisë gjermane të lajmeve (dpa), Unioni Kristian Demokrat CDU bëri thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha financimeve direkte dhe indirekte të organizatave palestineze nga Gjermania dhe BE./I.S

Të fundit

Theu xhamat e Bashkisë së Korçës, rrëfehet “Çekiçi”: Rama më sulmoi lagjen

“Çekiçi 14”, Konstadin Dramolli është i riu që para dy ditësh në shenjë proteste kundër vendimit të kryeministrit Rama...

Ish-drejtuesi i KGB-së: Ja pse Trump dhe Putin po përdorin të njëjtën strategji

Nga Marco Imarisio, Corriere della Sera Yevgeny Savostyanov, ish-kreu i KGB-së në Moskë dhe më pas një teknik me një sfond të shquar ushtarak që...

“49 mijë dosje te Përmbarimi”/ Kreu i institucionit: Një pjesë do të fshihen

Sikurse në gjykata që janë mbushur me stok dosjesh, edhe Shërbimi Përmbarimor Shtetëror është prekur nga i njëjti fenomen.Gati 49 mijë dosje po evadohen...

Graciani 8 vjeç u shpall bashkë-perandor nga babai i tij perandori romak Valentinian I

 viti 367 e.s. Në vitin 367, Graciani, djali i perandorit romak Valentinian I, u shpall bashkë-perandor nga vetë babai i tij, në një moshë jashtëzakonisht...

Horoskopi ditor, 4 Gusht 2025

Dashi Dashuria: Fillimi i një dite pozitive. Sipas horoskopit rreth dashurisë edhe nëse do të ketë tensione ato nuk do të ndikojnë në qetësi. Nëse...

Lajme të tjera

Web TV