Brad Pitt lejon fqinjin të jetojë pa qera në vilën e tij 39 milionë dollarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë nga ne vrasin mendjen si do të ishte po të ishim të pasur e të famshëm por vetëm pak e zbulojnë në të vërtetë.

Dhe në fakt një 105-vjeçar ka mundur të shijojë jetesën prej superstari në vilën 39 milionë dollarëshe të aktorit Brad Pitt, deri në fund të jetës së tij.
Megjithëse nuk dihet sa vite jetë i kanë mbetur ende fqinjit 105 vjeçar të aktorit, gjesti tij u përcoll nga mediat si një virtyt i lartë për qiraxhiun e tij.

Aktori i filmit të njohur të aksionit ‘Mr and Mrs Smith’ e kishte blerë vilën në 1994, për vetëm $1.7 milionë nga ish-aktorja Cassandra Peterson.
Pasi jetoi gati tre dekada në këtë rezidencë, Pitt vërejti se në zonë po bëheshin shumë ndërtime dhe nisi te blinte shtëpitë fqinje.
Prandaj dhe duke ndjerë keqardhje për qiraxhiun e tij të moshuar që i kishte vdekur gruaja, bëri marrëveshjen që i lejonte të jetonte aty sa të kishte jetë .

Peterson shton se Pitt kishte blerë të gjitha shtëpitë që dilnin në shitje në rrugën e tij, shumicën e të cilave e jepte me qera.
Në një prej tyre banonte burri që asokohe ishte në të 90-at, të cilit kur i vdiq gruaja pronari aktor e lejoi të jetonte pa qera derisa të vdiste.

Gruaja shton: “Burri i moshuar ishte shumë i sjellshëm por nuk besoj se Pitt kishte menduar se ai do të jetonte deri në 105 vjeç. Unë besoj se Brad ka thënë me vete, le të jetojë derisa të vdesë, duke menduar se kjo do të ndodhte shumë shpejt.”
Peterson shtonte më tej për eksperiencën e saj si fqinje e aktorit.
Kur gruaja dilte me qentë e saj ajo kujtonte që shihte Pitt pranë shtëpisë dhe kjo i shkaktonte shumë efekt.
Ajo kujton: “Kaloja pranë garazhit të Brad dhe ai ishte aty me pantallona të shkurtra, mua sa s’më ranë të fikët”.
“Ai më flet, ‘Hej, ç’kemi si je?’ ndërsa unë nuk mund të flisja, skuqesha nga turpi. Ai është shumë i pashëm, dhe për më tepër i sjellshëm.”/E.Ç

Të fundit

A mund të studionin gratë gjatë Rilindjes?

Nuk u bë shumë gjatë Rilindjes për të reduktuar hendekun arsimor midis djemve dhe vajzave . Meshkujt u trajnuan për jetën publike, femrat...

“Gjenerata Alpha”/ Nga “cringe” në “NPC”, termat më të përdorur në Google dhe kuptimi

Në zhargonin e brezit të lindur pas vitit 2010 (d.m.th., Generation Alpha ), NPC-të janë njerëz pa personalitet që sillen në mënyrë stereotipe. Në mënyrë tipike, ata vishen në...

A mund ta kurojnë diabetin qelizat staminale?

Një grua 25-vjeçare kineze duket se është shëruar nga diabeti i tipit 1 falë një transplanti të qelizave burimore autologe (d.m.th. të marra nga trupi i saj), të...

Temperatura të larta dhe rrebeshe, si do të jetë moti këtë javë?

Nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Meteorologia Tanja Porja, ka bere me dije se temperaturat do të...

Administrata Trump mbyll mbi 80% të programeve të USAID-it

Administrata Trump ka anuluar më shumë se 80 për qind të programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) pas një procesi rishikimi gjashtë-javor....

Lajme të tjera

Web TV