Kjo është 25-vjeçarja heroinë që shpëtoi qindra njerëz nga terroristët e Hamasit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

25-vjeçarja Inbar Lieberman është cilësuar si një heroinë në mediat izraelite, e cila drejtoi ekipin e saj në Kibbutz Nir Am dhe parandaloi pushtimin nga personat e armatosur të Hamasit në këtë zonë.

Sipas New York Post, 25-vjeçarja, e cila drejtonte ekipin e saj në Kibbutz Nir Am, 1.5 km larg Rripit të Gazës që nga dhjetori 2022, ishte ajo që dëgjoi shpërthime dhe kuptoi se po ndodhte një sulm.

Inbar fillou t’i shpërndante armët ekpit të saj prej 12 anëtarësh dhe më pas i vendosi ata në mënyrë strategjike, vendosi kurthe dhe u përgatit për të pritur terroristët e Hamasit.

Daily Mail raporton se Inbar vrau pesë terroristë e vetme, ndërsa në total ekipi i sigurisë neutralizoi më shumë se 20 persona të armatosur të Hamasit, në një betejë që zgjati rreth katër orë.

“Ishte e mrekullueshme, burri im ishte pjesë e ekipit të gatishmërisë. Ata dëgjuan të shtënat, kontaktuan anëtarët e tjerë të ekipit dhe Inbar, fillimisht iu tha të ishin në gatishmëri.

Fakti që ata u mobilizuan herët parandaloi dhjetëra viktima”, tha një banore Ilit Paz për Israel Hayom.

“Kur të ketë mbaruar lufta, kjo grua duhet të marrë çmimin e Izraelit. Historia e saj heroike do të shoqërojë disa breza. Inbal është arsyeja pse Kibbutz dhe zona përreth Nir Am u mbrojt”, raportoi Maariv Daily.

Vihet re se Nir Am është një nga komunitetet e pakta që terroristët e Hamasit u përpoqën të pushtonin, por u zmbrapsën./  S.M

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV