Tolgahan Sayışman braktis aktrimin, zhvendoset në Shqipëri me Almedën dhe fëmijët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një karriere të suksesshme në Turqi, Tolgahan Sayışman ka vendosur të heqë dorë nga aktrimi dhe të zhvendoset në Tiranë së bashku me Almedën dhe dy fëmijët e tyre.

Gjatë një vizite në vendlindjen e tij në Turqi, aktori tregoi për gazetarët se tashmë do e shohim si producent dhe zbuloi arsyen e vendimit të tij. Ai është shprehur se ditët e gjata dhe të vështira në xhirime e bënë të atë merrte këtë vendim. Stresi i shkaktuar nga intensiteti i punës në setet e filmit dhe mungesa e tij në familje, bënë që ai të mos ndihej rehat.
Aktori edhe pse i ka dhënë një drejtim të ri jetës së tij, ai nuk ka dashur të ndahet plotësisht nga sektori audioviziv. Ndonëse nuk do të mund ta shohim më si protagonist në serialet turke, ai është bërë producent, gjë që i lejon të kalojë më shumë kohë me familjen dhe i ka dhënë qetësinë shpirtërore që kishte dëshiruar në muajt e fundit.

“Nëse punon në televizion, një pjesë shumë të rëndësishme të jetës tënde e kalon në xhirime. Për këtë arsye kam hyrë në produksion. Ka pasur raste që kam qenë shumë i stresuar, por kjo nuk duhet të perceptohet si mosmirënjohje apo ankim”, tha Tolgahan Sayışman për gazetarët.
Sipas Cnn Turk, çifti mori vendimin të largohen nga Turqia pas tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë në Kahramanmaraş më 6 shkurt.
Megjithatë, Sayışman tha për gazetarët, se ai do vizitojë shpesh Turqinë.
“Në Shqipëri do të jem gjashtë muaj të vitit dhe në vendin tim gjysmën tjetër. Tashmë është më afër se Antalia me avion. Do të më shihni shpesh sikur të mos kisha lëvizur kurrë. Nuk e kam mbyllur ende shtëpinë tonë në Stamboll. Ne do të jetojmë edhe në vendin tonë. Tani kam shtëpi në dy vende”, tha ai./E.Ç

Të fundit

Reshjet e shiut përmbysin burgun e Durrësit, transferohen në Fushë-Krujë 28 të burgosur

Përmbytet në Durrës dhe kati i parë i burgut të këtij qyteti, pas reshjeve të shiut prej ditës së...

Debatet në Kuvend/ Manja: Të kesh dokumente shqiptare është respekt për shtetin

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në fjalën e tij në parlament foli për votën e diasporës. Manja theksoi se opozita nuk e ka dashur kurrë...

Si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak, sasia që duhet të konsumoni

Djathi është i pasur me yndyrna dhe kjo mund t’ju bëjë që të duket një ushqim i pashëndetshëm. Ka shumë variacione djathi të cilat për...

Hyri me shishe benzine në shërbimin e dializës/ Kujtim Mero kërcënoi policinë

Një ngjarje e rëndë u regjistrua paraditen e sotme në Korçë ku një pacient i identifikuar si Kujtim Mero hyri në shërbimin e dializës...

Ekzekutoi në burg Arben Lleshin, GJKKO lë në regjimin 41 biss Sokol Mjacajn

GJKKO ka marrë vendimin që të lërë në izolim 41 Biss Sokol Mjacajn. Ky i fundit kishte bërë kërkesë që të dilte nga izolimi...

Lajme të tjera

Web TV