Shumë valutë në treg/ Euro në “vendnumëro”, këmbehet për 105 lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Euro duket se ka vendosur një nivel të ri përballë monedhës shqiptare.Gjatë kësaj jave euro është këmbyer rreth nivelit të 105 lekëve.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë  ky rezulton niveli më i ulët i regjistruar që prej gushtit. Në fund të këtij muaji euro pësoi një forcim të menjëhershëm duke  u këmbyer me mbi 110 lekë.

Por, kjo situatë nuk zgjati shumë dhe tashmë  Leku po arrin  në vjeshtë nivele të ngjashme me ato të regjistruara gjatë sezonit veror.

Sipas agjenteve të kursit të këmbimit ndikim mendohet se ka dhënë zgjatja e sezonit turistik  por edhe shtimi i remitancave nga emigrantët  për familjet në Shqipëri.

Një euro e dobët vlerësohet pozitive nga Banka e Shqipërisë pasi ndikon direkt në uljen e nivelit të inflacionit .

Këshilli Mbikqyrës i bankës së Shqipërisë thekson se përtej efekteve në epksporte forcimi i lekut ka efekte pozitive në ekonominë shqiptare.

Banka e Shqipërisë ka përsëritur se nuk do të shtojë  ndërhyrjen për blerjen e valutës në treg për të  stabilizuar  kursin e këmbimit.Deri në fundit të vitit Banka Qendrore parashikon të tërheq nga tregu 300 milion euro në total./  S.M

Të fundit

Dashuri në një klimë të ftohtë: Putin dhe romanca e tij me Trump në Alaska

Nga David Smith, The Guardian Ai ishte momenti kur ai e kuptoi se ishte dashuri e vërtetë. Donald Trump u kthye...

Revoltat në Serbi, lëvizja studentore: Vuçiç po e dërgon vendin në luftë civile

Shumë media gjermane kanë raportuar për trazirat e fundit në Serbi. Pamje nga Novi Sadi dhe Beogradi u transmetuan në edicionin kryesor të lajmeve...

“Ti s’ke kënduar, s’do marrësh lekët”/ Shpat Kasapi rrëfehet për sherrin në dasmë

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një intervistë, ai i mohoi kategorikisht...

Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

Vitin e kaluar, mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës u tha se besojnë që jeta e tyre po ecën shumë mirë. Një dekadë më...

Thethi, përvojë që lë gjurmë/ Fshati piktoresk, destinacioni më i kërkuar i të huajve

Në zemër të Alpeve Shqiptare, Thethi nuk është thjesht një destinacion turistik, por një përvojë që mbetet në kujtesë përjetë. Nga Australia në Zelandën e...

Lajme të tjera

Web TV