Vjehrra e kryeministrit skocez e bllokuar në Gaza/Ku të shkoj, ku është njerëzimi?(VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri skocez Hamza Yousaf publikoi të premten një video-mesazh dërguar atij nga vjehrra e tij nga Gaza, në të cilën, me lot në sy, gruaja vajton ultimatumin e Izraelit drejtuar civilëve që të lëvizin në jug.

“Kjo është Elizabeth El Nakla. Ajo është vjehrra ime (…) Si shumica e banorëve të Gazës, ajo nuk ka të bëjë fare me Hamasin. Asaj iu tha të largohej nga Gaza, por, si pjesa tjetër e popullsisë, ajo është e bllokuar dhe nuk ka ku të shkojë”, shkroi Yousaf në Platformën X.

“Kjo do të jetë videoja ime e fundit”, thotë El Nakla në mesazhin e saj. “Një milion njerëz pa ushqim, pa ujë dhe ata (ushtria izraelite) po i bombardojnë (…) Ku duhet të shkojmë? (…) Ku është njerëzimi?” dëgjohet të thotë vjehrra e kryeministrit skocez, e cila është një infermiere në pension.

Në një intervistë të mëparshme me Sky News, Hamza Yousaf qau teksa fliste për “pafuqinë dhe mungesën e shpresës” që ai dhe gruaja e tij, Nadia, ndjejnë përballë situatës. Ai gjithashtu fajësoi qeverinë britanike që nuk i ofroi asnjë ndihmë. Ai tha se ishte “i zhgënjyer” dhe “i zemëruar” që Sekretari i Jashtëm James Cleverley, të cilit i shkroi për ta informuar për të afërmit e tij në Gaza, nuk u përgjigj kurrë. Që kur njoftoi se vjehërrit e tij janë bllokuar në Gaza, ku kishin shkuar për të vizituar të afërmit, ai gjithashtu nuk ka pasur asnjë kontakt me kryeministrin britanik Rishi Sunak, shtoi ai.

Lexo edhe :  FOTOT/ SHBA feston mes spektaklit 250-vjetorin, parada e rrallë në Uashington DC

Në një intervistë tjetër me BBC, Youssef kritikoi qëndrimin e Izraelit, duke thënë se “dënimi kolektiv nuk justifikohet” dhe se njerëzit e pafajshëm “do të paguajnë çmimin për këto sulme të urryera (nga Hamasi) me të cilat ata nuk kanë të bëjnë fare”.

Të fundit

Prenga: SHBA do ndërhyjë në Iran! Prençi: Mund të ketë përshkallëzim

Sulmet Izrael-Iran janë diskutuar edhe mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv. Ish zv/shefi i shtabit të...

Panik në aeroportin grek, avioni përplaset me objektin në pistë

Momente paniku përjetuan pasagjerët e një fluturimi të Ryanair nga Londra Stansted drejt Kalamatës, kur avioni u përplas me një pengesë në pistë gjatë...

Si e konsideron Shqipërinë Izraeli? Përgjigjet gjenerali izraelit

Gjenerali izraelit Amir Avivi në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel foli për konfliktin e armatosur me Iranin. Sipas Avivi, Izraeli...

Berat, Makina përfshihet nga flakët, zjarrfikësit shmangin përhapjen e zjarrit

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në rrugën e Mimiasit, në fshatin Rroshnik të Beratit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30...

Imazhet satelitore, si e kanë dëmtuar sulmet e Izraelit reaktorin bërthamor iranian

Imazhet e reja satelitore me rezolucion të lartë të publikuara sot nga Maxar Technologies tregojnë dëme në kompleksin e reaktorit të ‘ujit të rëndë’...

Lajme të tjera

Web TV