Keni bërë plane për fundjavën? Parashikimi i motit për sot, temperaturat arrijnë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deri në mesditë, vijon moti i kthjellët me kalime të pakta vranësirash në pjesën më të madhe të territorit, por orët e pasdites sjellin vranësira më të shpeshta në të gjithë vendin ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten përgjatë shtrirjes lindore por gradualisht gjatë mbrëmjes dhe në orët e vona të natës pritet grumbullim i vranësirave në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Prej disa ditësh pjesa më e madhe e rajonit të Ballkanit ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshëm të cilat do të diktojnë kushtet e motit edhe në territorin e Kosovës. Parashikohet që pjesa e parë e ditës të ketë intervale të gjata me kthjellime në vend. Ndërsa pasditja do të sjelli kalime të lehta të vranësirave të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat veriore.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C. Era do te fryjë e kryesisht e lehtë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi permanent perëndimor.

Maqedonia e Veriut

Territori i Maqedonisë së Veriut do të vijojë me kthjellime dhe kalime të lehta vranësirash edhe gjatë ditës së shtunë, ku kthjellimet do të jenë më të dukshme gjatë paradites; në zonat veriore dhe verilindore. Ndërsa pas – mesdite parashikohet shtim i vranësirave në pjesën më të madhe të republikës së Maqedonisë së Veriut ku më të dendura do të jenë zonat perëndimore dhe jugperëndimore.

Lexo edhe :  Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 29°C. Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor.

Europa

Vendet nordike dhe lindja e kontinentit do të mbeten me vranësira dhe shira të rrëmbyeshëm Ku më problematike situata paraqitet në Norvegji, dhe Finlandë, të cilat do të kenë dhe mini-stuhi të forta ere.

Po ashtu, Alpet e Europës si edhe shumë zona përreth tyre paraqitet nën ndikimin e stuhive tropikale ku rrebeshet e shiut si edhe stuhitë e erës do të jenë prezente. Për sa i përket, pjesës tjetër të Europës mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta./   S.M

Të fundit

Përshkallëzimi i sulmeve ndaj kabllove nënujore në Baltik, BE dhe NATO në gatishmëri

Udhëheqësit evropianë kanë shprehur shqetësim mbi shpeshtësinë e sulmeve ndaj anijeve civile dhe infrastrukturës kritike civile, ndërsa autoritetet po...

Balluku inspekton punimet për rehabilitimin e aksit Fier-Kthesa e Patosit-Fratar

Aksi rrugor Fier-Kthesa e Patosit-Fratar po i nënshtrohet një rehabilitimi të plotë. Projekti parashikon, njw ndërhyrje të thellë në rrugën ekzistuese, si edhe ndërtimin...

Gjykata e Romës refuzon kërkesat e 42 azilkërkuesve në Gjadër

Gjykata e Apelit të Romës ka vendosur të mos pranojë kërkesat e 42 emigrantëve të huaj që janë vendosur në Gjadër për azil në...

MAS shpall datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë

Ministria e Arsimit dhe Sportit, publikoi sot datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë për vitin shkollor 2024-2025. Në një postim në rrjetet sociale, Ministrja...

Zbardhet strategjia e SPAK, emrat e prokurorëve që do dalin në terren gjatë zgjedhjeve

Janë zbardhur emrat e 12 prej 20 prokurorëve  të SPAK që do shpërndahen në 12 qarqet e vendit, duke krijuar atë që sipas strategjisë kundër krimeve...

Lajme të tjera

Web TV