“I pabanueshëm”/ U “shkrumbua” nga flakët, del ekspertiza e pallatit 10-katësh në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Instituti i Ndërtimit ka përfunduar ekspertizën e pallatit 10-katësh, i cili u dogj disa ditë më parë në Tiranë.

Sipas raportit të ekspertizës, pallati në zonën e ish-Nisharakut është tashmë i pabanueshëm, pasi zjarri ka shkaktuar dëme jo vetëm në fasada, por edhe në kolona.

Në këtë mënyrë, sipas ekspertëve, pallati është i pabanueshëm dhe i rrezikshëm për jetën e banorëve dhe duhet t’i nënshtrohet restaurimit.

“Struktura e objektit në gjendjen ekzistuese, pas ekspozimit ndaj zjarrit, nuk i plotëson kushtet e sigurisë dhe qëndrueshmërisë për ngarkesat maksimale statike apo dinamike të parashikuara.

Dëmtimet janë lokale, por mund të influencojnë të gjithë ndërtesën në sajë të fenomenit “domino”. Struktura duhet ti nënshtrohet restaurimit dhe përforcimit të elementëve strukturore trarë, soleta apo edhe kolona, vetëm në zonën e dëmtuari duke u bazuar në një projekt përforcimi strukturor mjaft të detajuar për objektin përkatës, mbështetur në dëmtimet e zjarrit të datës 14.09.2023.

Deri në momentin e restaurimit ndërtesa konsiderohet me rrezikshmëri për jetën e njerëzve dhe e pa përdorshme“, thuhet në ekspertizë./   S.M

Të fundit

Ben Andoni: A duhet ta nisë PD-ja analizën e zgjedhjeve?!

Edi Rama, kryetari i Partisë Socialist, i bën vetë lajmet dhe të gjithë strukturën e tyre, madje duket sikur...

Berisha largohet nga PD? Gazetari: Brenda partisë e dinë se po vjen fundi…

Gazetari Ardit Hoxha deklaroi në Euronews Albania se brenda kryesisë së Partisë Demokratike kanë kuptuar se Sali Berisha mund të largohet nga drejtimi i...

Vuçiç pi birra dhe dorovit muzikantët nën ritmet e këngës çetnike

Të martën, në Serbi u mbajt një festë e madhe me rastin e hapjes së seksionit Pakovraće-Pože në autostradën Miloš Veliki. Në ceremoni morën pjesë...

Kulmi i të nxehtit historik, lagjet e Tiranës 24 orë pa ujë

Furnizimi me ujë, sidomos në këto ditë më temperatura përvëluese është një domosdoshmëri. E kundërta raportohet në një nga lagjet më të populluara në...

SHBA-BE, pranë marrëveshjes prej 15% për tarifat tregtare

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se janë pranë finalizimit të një marrëveshjeje tregtare, e cila do të vendosë tarifa doganore...

Lajme të tjera

Web TV