Edi Rama: Jemi të bekuar që rrethohemi nga BE-ja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në fjalën e hapjes së një dege të re të Kolegjit prestigjioz Europian të Bryzhit në Tiranë, u shpreh se është inkurajuese që të shohësh sesi kalohet nga fjalët te veprat. Kreu i qeverisë shqiptare, tha para presidentes së Këshillit të Europës Ursula Von Der Leyen, e cila ndodhet në Tiranë në kuadër të procesit të Samitit të Berlinit që do të mbahet nesër në Tiranë. Rama u shpreh se vendi ynë duhet të ndihet i bekuar që ne rrethohemi në BE, pasi na ka ndihmuar që të bëjmë një shtet demokratik dhe funksional.

‘Është inkurajuese të shohësh BE të kalojë shumë shpejt nga fjalët në vepra, por është inkurajuese dhe më duhet të them se kjo është diçka që e kemi përjetuar këto viteve  fundit falë përkushtimit të presidencës e cila na ka shoqëruar në momente kaq të errëta si prsh tërmeti shkatërrimtar tronditi Shqipërinë. Mund të them se pa të rrugëtimi ynë për tu ringritur dhe për të ndërtuar nga e para më mirë do të kishte qenë i pamundur. Dua të nënvizoj, se sa e rëndësishme është kjo nismë që merre jetë sot brenda një kohë shumë të shkurtër. Priremi të mendojmë se Europa ka të bëjë me ekonominë, me financimin, të gjitha këto gjëra janë të vërteta, pro Europa ka të bëjë me dijen, me të mësuarit sesi të gjitha problemet që kemi shkaktuar nga e shkuara, ti transformojmë. Mendoj sa të bekuar jemi që jetojmë në këtë vend e që rrethohemi nga BE. Askush nuk mund tu mësojë vendeve që gjenden në pjesë të tjera të botës që duan të ecin para duke transformuar shtetet e tyre. BE është më i miri, që e bën këtë. Askush nuk mund ta shoqërojë një vend që të dalë nga e shkuara e vet dhe të sigurojë një shtet demokratik e funksional për shtetasit e vet siç bën BE. Nuk ka asnjë mësues që t’i bën nervat copë si BE. Kolegji është në pararojë të kësaj, por s’ka rrugë tjetër. ky kolegj është më shumë sesa një universitet që vjen nga jashtë e bëhet pjesë e sistemit tonë për të ofruar më shumë mundësi. Kjo përveç kësaj është edhe një mësim më i thelluar për BE-në. Mendoj se kemi të drejtën të jemi të lumtur dhe më shumë të më tepër të rinj shqiptarë sesa 31 të tillë janë të prirur e duan të jenë pjesë e tij.’- tha Rama./E.T

Të fundit

Ndihmë për e-Albania nëpër bashki/ Balluku monitoron sportelet ku ofrohet shërbimi

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku monitori nga afër sportelet në të cilat do të ofrohet shërbimi falas për të gjithë qytetarët,...

Partia e Lirisë: Bashkitë, fonde për militantë, jo investime për qytetarët

Partia e Lirisë thotë se pushteti i përdor fondet publike për interesa të ngushta politike dhe personale, nën ndikimin dhe urdhrat e qeverisë. Deklarata e...

Rasmussen, ‘Përkrahësit e zellshëm të Presidentit Trump kanë zbritur në 32%’

Eduard Zaloshnja Rasmussen Reports kryen gjurmim të përnatshëm, në nivel kombëtar dhe shtetëror, të zgjedhjeve, politikës, ngjarjeve aktuale, besimit të konsumatorit, temave të biznesit dhe ...

1990 – Martesa e Yasser Arafatit me Suha Tawil, dashuri në hijen e çështjes palestineze

Më 17 korrik 1990, në një ceremoni të mbajtur fshehurazi larg vëmendjes publike, udhëheqësi palestinez Yasser Arafat, atëherë 61 vjeç, u martua me Suha...

Shuhet “Pretty Little Baby”, ikona e muzikës së viteve ’60

Connie Francis, një nga ikonat më të mëdha të muzikës pop të viteve ’50 dhe ’60, është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare. Lajmin...

Lajme të tjera

Web TV