Vettingu “shkund” themelet e kupolës së Policisë/ Ja çfarë pritet të ndodh brenda tetorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brenda muajit tetor, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pritet të japë vendimet e para të vetingut për 34 drejtues të uniformave blu.

Vendimet vijnë në një moment kur ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar se në radhët e policisë ka nisur procesi i vetëpastrimit nga të inkriminuarit.

AMP ka gati vendimet e para për drejtuesit e kupolës së policisë së shtetit lidhur me vlerësimin kalimtar të tyre për pastërtinë e figurës, pasurinë dhe aftësitë profesionale.

4 komisionet e vetingut me nga 3 anëtarë që janë ngritur pranë AMP-së pas shkrirjes së komisionit të jashtëm të vlerësimit, pritet të japim vendimet e para të hetimit administrativ disa mujor që kanë kryer që prej hedhjes së shortit.

Vendimet pritet të merren për drejtuesit e lartë të departamenteve të policisë kriminale, sigurisë publike, kufirit e migracionit si dhe për gradat drejtues i parë, drejtues e kryekomisar.

Ndërkohë, AMP vijon hetimin administrativ dhe korrespondencën me 36 subjektet e dyta të shortuara, të cilët po ashtu janë grada e larta në policinë e shtetit dhe gardën e republikës.

Vendimet e para të vetingut të rinisur në polici vijnë në një moment kur ministri i Brendshëm, Taulant Ballad he kryepolici Muhamet Rrumbullaku kanë lajmëruar të ashtuquajturën fushatë e “vetëpastrimit”.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj u arrestua me urdhër të SPAK, si pjesë aktive e grupit kriminal të baronit të drogës, Gëzim Çela./E.T

Të fundit

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se vende si Brazili, Kina dhe India mund të goditen...

“Tani jam bërë Vdekja, shkatërruesi i botëve”: Dita kur filloi Epoka Atomike

16 Korrik 1945 Në orën 05:29 të mëngjesit, më 16 korrik 1945, qielli mbi shkretëtirën Jornada del Muerto në New Mexico u ndriçua nga...

Horoskopi ditor, 16 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të jetë një ditë ngjarjesh dhe pritjesh të papritura që do t’ju bëjnë nervoz. Do të jetë mirë që të izoloheni...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Lajme të tjera

Web TV