Të ndarë prej vitesh, Will Smith thyen heshtjen për deklaratat bombastike të Jada-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Will Smith më në fund ka thyer heshtjen për ndarjen nga gruaja Jada Pinkett Smith, disa ditë pasi ajo bëri deklaratën tronditëse se martesa e tyre përfundoi në vitin 2016.

Pinkett Smith është aktualisht duke promovuar librin e saj me kujtime, “Worthy”, dhe ka ndarë disa deklarata bombastike së fundmi – duke përfshirë faktin se dyshja nuk kanë jetuar së bashku për vite me rradhë.

Në një email për New York Times, Will Smith ka pranuar se intervistat e saj të fundit “e zgjuan atë” dhe e bënë të kuptojë faktin që ajo është “më elastike, e zgjuar dhe e dhembshur sesa [ai] kishte kuptuar”. Ai gjithashtu pranoi se ishte fajtor për një “verbëri emocionale” ndaj “nuancave të fshehura” të saj.

“Kur ke qenë me dikë për më shumë se gjysmën e jetës tënde, shfaqet një lloj verbërie emocionale dhe mund ta humbësh shumë lehtë ndjeshmërinë ndaj nuancave të fshehura dhe bukurive të tyre delikate.” – tha ai.
Çifti u martua në vitin 1997 dhe që atëherë janë parë si një nga çiftet më të forta në historinë e Hollywood-it; me dy fëmijë, Jaden, 25 vjeç dhe Willow, 22.

Fjalët e Will Smith vijnë disa ditë pasi gruaja e tij shokoi fansat kur zbuloi se ishin ndarë fshehurazi në vitin 2016. E pyetur se pse çifti e kishte mbajtur të fshehtë ndarjen, Pinkett Smith tha se thjesht nuk ishte gati ta bënte publike. Plus, ata “ende po përpiqeshin të kuptonin, mes tyre, se si të funksiononin në partneritet.”

Jada shtoi se ata e duan shumë njëri-tjetrin dhe se do ta gjejnë atë që funksionon për ta. Ajo sqaroi se janë të divorcuar, thjesht jo me dokumente, megjithatë bëjnë jetë të ndara./E.Ç

Të fundit

Pasojat që ka lënë Covidi në arsim dhe kulturë

Nga Artan Fuga Këto kanë ardhur si nga dëmtimi i funksionit të shkollës, si nga tronditja psikologjike e ardhur nga...

Kur gënjen policia!

Nga Lutfi Dervishi Rasti i Klodian Rashës, që u vra nga policia, pas protestave solli dorëheqjen e ministrit të Brendshëm. Por, edhe pse autori është...

Je i sigurtë se fiton zgjedhjet me “qeveri teknike”?

Nga Artur Ajazi Opozita nuk bëhet në kryqezime rrugësh, dhe në sheshe ku veç shajnë dhe fyejnë. Ajo  bëhet  në Parlament, madje edhe me protesta,...

Pjatë me fasule dhe ullinj/ Korreshi publikon pamje nga komisariati: Natë e lodhshme…

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka treguar në mënyrën e tij se si e ka pritur procedimin penal nga policia, për pjesëmarrjen në...

Parashikimet e Baba Vangës për 2024! Ato që u realizuan dhe ato që mbeten të paplotësuara

Ndërsa po mbyllet viti 2024, shumë po hedhin një vështrim të dytë në parashikimet e Baba Vangës, mistikes bullgare që u bë e famshme...

Lajme të tjera

Web TV