Nënshkroi marrëveshjen me Kosovën, politikani serb “nxjerr zbuluar” Brnabiç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Lëvizjes “Odgovor” në Serbi, Boban Bogdanoviç ka reaguar lidhur me prezencën e kryeministres serbe Ana Brnabiç në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë dje.

Kujtojmë se Brnabiç refuzoi të merrte pjesë në fotografinë familjare të liderëve për shkak se prapa tyre rreshtohej edhe flamuri i Kosovës.

Megjithatë Bogdanoviç është shprehur se me këtë veprim ajo ka “mashtruar” opinionin publik në Serbi.

Ai u shpreh përmes një postimi në platformën “X” se pasi refuzoi të merrte pjesë në fotografi, Brnabiç ka firmosur një marrëveshje, në të cilën përfshihej edhe Kosova.

Bëhet fjalë për marrëveshjen e pranimit të kualifikimeve profesionale, të cilat tanimë do të njihen për shtetasit kosovarë edhe në Serbi.

“Kryeministrja e Serbisë refuzoi një foto të përbashkët në Tiranë për shkak të Republikës së Kosovës, ndërsa pak orë më vonë firmosi një dokument për pranimin e kualifikimeve profesionale të Republikës së Kosovës, de jure dhe de facto!”, shkroi Bogdanoviç./E.T

Të fundit

Karteli famëkeq shqiptar/ Pse e lanë Londrën dhe shkuan në Dubai?

Prestigjozja britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull bandës shqiptare “Hellbanianz”, e cila dikur e vendosur me bazë...

Fadil Hasa, aktori i njohur i humorit që po i mungon skenës shqiptare

Fadil Hasa lindi në Krujë, me 8 prill 1940 dhe kreu gjimnazin “29 Nëntori” në Shkodër, ku u aktivizua në aktrim e për t’u...

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine!

Një 23-vjeçar shqiptar kishte shkuar si turist në Zvicër, por është kapur në trafik të kokainës. I riu ishte bërë pjesë e një rrjeti shpërndarësish...

Rama ndan pamjet nga shembja e pallatit në Vlorë: Edhe shkelësit e mëdhenj po ndëshkohen

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamjet e aksionit të IMT-së në bregdetin e Vlorë, ku fadromat shihen duke shembur një pallat...

Edi Rama u shpreh mirënjohjen dy heronjve, Agim Troci dhe Klajdi Mustaj

Kryeministri Edi Rama ka shprehur respektin dhe mirënjohjen e tij për efektivët e Policisë të cilët mbajnë me nder të veshur uniformën blu dhe...

Lajme të tjera

Web TV