Pas lidhjes me Pete Davidson, Kim ka një rregull të ri për marrëdhëniet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kim Kardashian ka vendosur një rregull të ri, pas ndarjes së saj me Pete Davidson në vitin 2022. Rregulli përkon me një limit të ri moshe dhe tanimë, që ta dini, Kim nuk del me burra nën 40 vjeç.

Në episodin e ri të “The Kardashians”, Kim gjendej në Londër me djalin e saj, Saint West, shokët e tij dhe nënat e tyre, për të parë një ndeshje futbolli dhe kur të gjitha mamatë u bënë bashkë për të takuar ca futbollistë të lezetshëm, ato e ngacmuan Kim, por ylli 42-vjeçar u tha: “Vajza, kam një limit moshe. Duhet të jetë më i pjekur. Diku rreth të 40-ave”.

Mikeshat e saj u çuditën paksa nga deklarata e saj dhe Kim shpjegoi: “Kur ti je single dhe të gjithë miqtë e tu janë të martuar, duket sikur je e dëshpëruar dhe të gjithë njerëzit duan të të lidhin me dikë. Unë jam shumë ok me të qenit vetëm dhe person ii duhur do të vijë drejt meje”.

Ky rregull i ri vjen pasi Kim ka qenë e lidhur për 9 muaj me komedianin 29-vjeçar, Pete Davidson. Ata u ndanë në mënyrë miqësore dhe ruajnë raporte të mira. Të dy u ritakuan për një bisedë në eventin e Met Gala-së.

Që prej asaj kohe, ka pasur thashetheme se Kim është në një marrëdhënie me Tom Brady, 46 vjeç, por edhe me Odell Beckham Jr., 30 vjeç, megjithatë nuk është konfirmuar asnjë prej këtyre zërave.

Një burim u shpreh muajin e kaluar se Kim nuk po del me asnjë për seriozisht, por është e hapur që të gjejë sërish dashurinë dhe personin e duhur. “Tani, fokusi i saj primar janë fëmijët dhe siprmarrjet e saj”.

Lexo edhe :  “Prezantonin ata që s’kanë idenë”, Roza Lati kunjë Top Channel-it?

Sa i përket Pete, edhe ai ka vijuar jetën e tij dhe përflitet se po del me Madelyn Cline./E.Ç

Të fundit

Skandal në Gramsh, 70 fëmijë helmohen nga ushqimi në kopsht

Gjatë gjithë kësaj jave dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga...

Izraeli vret 9 fëmijët e një mjekeje në Gaza, regjistrohen 70 viktima në 24 orë

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjekeje dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj. Këtë e konfirmon spitali Nasser...

Avioni që mban avionë… Si do ta përdorë SHBA këtë makineri gjigante?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të një prej arritjeve më mbresëlënëse të inxhinierisë ajrore - aeroplanin WindRunner, aktualisht në...

E bujshme: Cristiano Ronaldo drejt Kupës së Botës për Klube!

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka lënë të hapur mundësinë që Cristiano Ronaldo të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube që zhvillohet...

Jessica Alba në një romancë të re, pas divorcit të bujshëm

Jessica Alba duket se ka rigjetur dashurinë! Pas divorcit para 5 muajsh, aktorja u pa duke u puthur me një burrë misterioz në Londër,...

Lajme të tjera

Web TV