5 këshilla dhe truke që duhet të dini nëse i doni buzët e kuqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të errët, të hapur, mat apo me shkëlqim, buzët e kuqe janë gjithnjë në modë.

Nëse ka një nuancë buzëkuqi që pothuajse në mënyrë magjike arrin të na rrisë menjëherë besimin dhe të ndriçojë fytyrën tonë, ajo është pa dyshim e kuqja. Të errët, të hapur, mat apo me shkëlqim, buzët e kuqe janë gjithnjë në modë. Megjithatë, shumë gra e shmangin atë sepse mendojnë se kërkon aftësi të veçanta grimi për t’u dukur perfekte gjatë gjithë ditës. Ne ju sjellim 5 këshilla dhe truke që duhet të dini nëse i doni buzët e kuqe.

Si të gjejmë nuancën perfekte?

Përgjigja qëndron në tonin e lëkurës. Femrat me tone të ngrohta kënaqen nga buzëkuqët e kuq me bazë portokalli, ndërsa femrat me tone të ftohta u përshtaten atyre me nuanca blu.

Baza e duhur

Përpara aplikimit të buzëkuqit sigurohemi që buzët të jenë të hidratuara thellë, veçanërisht nëse zgjedhim një përbërje mat. Një produkt eksfolues do të heqë çdo kutikulë dhe një balsam do të sigurojë ushqimin dhe hidratimin e buzëve.

Përbërja e duhur

Një buzëkuq me shkëlqim është i ndaluar në ditët me erë të fortë për të shmangur fijet e flokëve që të ngecin në buzë, ndërsa nëse kemi buzë të thata është më mirë të mos përdorim formulat e qëndrueshme, mat që do të përkeqësojnë problemin.

Aplikim perfekt

Truku më i përhapur për t’i dhënë konturit të buzëve një formë perfekte është që të lidhni buzëkuqin me një laps në të njëjtën nuance. Përndryshe, një furçë e imët siguron që buzëkuqi të aplikohet saktësisht në kontur. Nëse ngjyra bie, një korrektor do të rregullojë gjithçka.

Qëndrueshmëria e ngjyrës

Lexo edhe :  7 anije të mbytura që bënë histori

Pjesa e brendshme e buzëve është pjesa më delicate ku buzëkuqi zhduket lehtësisht. Për mbulim shtesë dhe kohëzgjatje më të gjatë, vendosim një shtresë të dytë buzëkuqi vetëm aty./I.S

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV