Ushqimet që mund t’ju ndihmojnë ta lini duhanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duhanpirësit kanë nevojë për mbështetje dhe trajtim efektiv kur dëshirojnë të heqin varësinë e tyre. Nikotina është një substancë që krijon vartësi, e cila shpesh krahasohet me heroinën. Efekti i nikotinës në tru mund të ndikojë në funksionet afatshkurtra të trurit, por edhe në ngushtimin e enëve të gjakut, rritjen e presionit të gjakut dhe mund të ketë ndikim në ritmin e zemrës

Duhanpirësit kanë nevojë për mbështetje dhe trajtim efektiv kur dëshirojnë të heqin varësinë e tyre. Nikotina është një substancë që krijon vartësi, e cila shpesh krahasohet me heroinën. Efekti i nikotinës në tru mund të ndikojë në funksionet afatshkurtra të trurit, por edhe në ngushtimin e enëve të gjakut, rritjen e presionit të gjakut dhe mund të ketë ndikim në ritmin e zemrës.

Edhe pse ka shumë produkte mjekësore që ju ndihmojnë të hiqni dorë nga nikotina, ka edhe disa ushqime të përditshme që mund t’ju ndihmojnë ta luftoni këtë varësi. Kjo është për shkak të pranisë së dozave të vogla të nikotinës në disa fruta dhe perime.

Një studim i botuar në revistën “Nicotine and Tobaço Research” zbuloi mes 1.000 duhanpirësve se ata që hanin më shumë fruta dhe perime, kishin tri herë më shumë gjasa ta linin duhanin për të paktën 30 ditë në krahasim me ata që hanin sasi më të vogla.

Patëllxhani

Një nga ushqimet e përditshme që përmban nikotinë dhe që gjendet shpesh në gatimet vegjetariane është patëllxhani. Kjo perime është në fakt një bimë e madhe dhe ka 100 mikrogramë nikotinë befasuese për çdo gram.

Patatet

Patatet mund të përmbajnë rreth 15 mikrogramë nikotinë. Patatet e gjelbra përmbajnë një përqendrim më të lartë të nikotinës, por duke qenë se nuk janë të pjekura, nuk janë më të mirat për konsumim.

Lexo edhe :  Përmirësimi i kushteve të banesave, Bashkia Tiranë hap aplikimet për qytetarët

Lulelakra

Lulelakra nuk është shpesh në listën e llojeve të preferuara të perimeve, por në fakt përmban edhe sasi të ulëta të nikotinës – rreth 16.8 mikrogramë nikotinë.

Specat e gjelbër

Specat e gjelbër janë shpesh pjesë përbërëse e vakteve të ndryshme dhe shkojnë mirë me makaronat, ushqimet pikante dhe sallatat. Edhe pse është vetëm një sasi e vogël, një spec i gjelbër mund të përmbajë midis 7.7 dhe 9.2 mikrogramë nikotinë.

Domatet

Domatet e papjekura zakonisht përmbajnë një përqendrim më të lartë të nikotinës, por ndërsa piqen përqendrimi tenton të bjerë. Një domate me madhësi mesatare përmban afërsisht 7.1 mikrogramë nikotinë.

Çaji

Çaji është një nga pijet e nxehta më të njohura në botë dhe mund të ndihmojë në frenimin e dëshirave tuaja për nikotinë. Megjithatë, vetëm disa çaje të zier mund të përmbajnë nikotinë. Zakonisht, përqendrimi i nikotinës në çaj varion nga 100 deri në 285 mikrogramë./I.S

Të fundit

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

U shpall i zhdukur nga familja, gjendet i groposur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit në Kosovë. Një person i cili ishte raportuar më herët si...

Vrasje me armë zjarri në Vaun e Dejës!

Një 65-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së hënës, në Vaun e Dejës. "Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, në Vau...

Lajme të tjera

Web TV