Gjithmonë flasim për varësinë ndaj kafesë, por a e dini se ka disa përfitime shëndetësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A jeni i varur nga kafeja si shumica e njerëzve?

Epo, nëse jeni, ne jemi të sigurtë që keni dëgjuar edhe disa njerëz që thonë se kafeja nuk është aspak e mirë për shëndetin dhe se duhet të ndaloni së piri shumë prej saj.

Teksa ata kanë të drejtë deri diku, ne jemi këtu për t’ju bërë të shikoni anët e ‘ndritshme’ të pirjes së kafesë. Në këtë artikull do të listojmë disa nga përfitimet shëndetësore të pirjes së kafesë, të vërtetuara nga shkenca.

Shikoni 3 përfitimet kryesore shëndetësore të pirjes së kafesë më poshtë për t’u ndjerë më pak në faj për filxhanin tuaj të përditshëm të saj.

Më shumë aktivitet fizik

Të gjithë e dinë se kafeja është një nxitës i shkëlqyer i energjisë dhe një pije për netët e gjata. Megjithatë, duke folur shkencërisht, një studim i vitit 2018 tregoi se pija në të vërtetë rrit aktivitetet trupore dhe rrit veprimet fizike.

Sipas studimit, femrat që pinë një ose dy filxhanë kafe rregullisht, kanë më shumë gjasa të arrijnë nivelet e rekomanduara të aktivitetit fizik ditor sesa ato që nuk konsumojnë kafe. Pra, nëse ndonjëherë ndiheni sikur trupi juaj nuk ka qenë aktiv për disa kohë, filloni të pini kafe!

 Përmirëson zemrën

Çështjet e zemrës mund të jenë të komplikuara, një filxhan i nxehtë me kafe të mirë të bluar çdo ditë mund të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes së saj.

Sipas hulumtimeve, ata që pinë dy deri në tre filxhanë kafe në rutinë të përditshme kanë më pak gjasa të zhvillojnë sëmundje të zemrës sesa ata që nuk pinë kafe.

Për më tepër, një studim i fundit konfirmoi gjetjet e hulumtimit të mëparshëm dhe tregoi se pirja e më shumë kafes mund të zvogëlojë rrezikun e dështimit të zemrës.

Lexo edhe :  Sëmundjet mendore dhe ushqimi: Lidhja befasuese me produktet që përmbajnë gluten

Redukton rrezikun e diabetit të tipit 2

Ndërsa ka rreziqe të tjera të pirjes së kafesë, një nga arsyet më të mira për ta pirë atë është se zvogëlon mundësinë e zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Diabeti i tipit 2 është në thelb një sëmundje kronike që prek miliona njerëz në mbarë botën. Sipas një rishikimi të studimeve të shumta, është gjetur se njerëzit që pinë kafe çdo ditë kanë më pak gjasa të zhvillojnë diabetin e tipit 2.

Kjo është për shkak të faktit se kafeja është në gjendje të ruajë funksionet e qelizave beta në pankreasin tuaj.

Këto janë përgjegjëse për prodhimin e insulinës, një element për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak në një trup.

Pra, këto janë disa nga përfitimet unike shëndetësore të pirjes së kafesë çdo ditë. Megjithatë, vlen të përmendet se konsumimi i tepërt i kafesë mund të jetë një rrezik për shëndetin pasi mund të shkaktojë ankth të tepërt, pagjumësi dhe probleme me tretjen./   S.M

Të fundit

Vrasja e rojes me porosi nga Dubai, zbulohet roli i 42-vjeçarit të arrestuar

Një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Renato Hoxhajt, ngjarje e ndodhur në prill të këtij viti në...

Ministria e Bujqësisë hap aplikimet për Skemën e Investimeve

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur zyrtarisht skemat e reja për mbështetjen e fermerëve. Këtë vit janë 9 skema mbështetëse, përveç atyre...

“Çuna respekte, por kaq ishte!” Rama nis gjobat ndaj lavazheve

Në gjithë vendin po vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe kthimin e ambienteve të përbashkëta komuniteteve. Përveç lirimit të hapësirave publike në zonat...

Merkato e nxehtë, Interi shet yllin e skuadrës në Premier League?

Ndërsa Interi po përqendrohet kryesisht te ardhja e Ademola Lukman, objektivi kryesor për sulmin i trajnerit Kivu, klubi nuk ndalon lëvizjet edhe në pjesën...

Vettingu largon nga drejtësia prokurorin e Sarandës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shpallur këtë të premte më 1 gusht vendimin e shkarkimit nga detyra të prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho....

Lajme të tjera

Web TV