Gazetari plas ‘bombën’: Spitalet private i mbajnë pacientët e vdekur për të fituar para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në emisionin Top Story të drejtuar nga Grida Duma u diskutua për milionat e hedhura për mjekime të gabuara.

Kryeredaktori i “Inside Story”, Andi Malasi bëri zbulimin tronditës se ka spitale private që i mbajnë pacientët e vdekur brenda për ditë me radhë.

“Ka dhe raste kur spitalet private i mbajnë pacientët aty të vdekur për disa ditë sepse është ajo pagesa 100-200 euro për natë qëndrimi. Dhe për qëllime fitimi i mbajnë më shumë,” tha Malasi.

Në mesin e diskutimeve, Adriatik Lapaj po ashtu bëri deklaratën e fortë se në Shqipëri ka mjekë që nën efektin e drogës futen për të operuar pacientë.

“Po mor po, e di unë. Unë në Shqipëri njoh mjekë shumë të mirë, ashtu siç njoh dhe mjekë që nuk e meritojnë të jenë mjekë. Atyre u duhet bërë provimi.

Ashtu si i duhet bërë dhe disave testi i drogës se ka nga ata që pasi kanë pirë kokainë futen në sallë të operimit.

Ky është fenomen shqetësues. Makutëria ka bërë që në këtë vend të mungojnë ilaçet,” tha Lapaj/   S.M

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV