Berisha pret të rinjtë e universitetit hungarez:Pluralizmi ka rëndësi jetike për çdo vend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, priti në një takim disa të rinj që studiojnë në universitetin më të madh privat në Hungari, Mathias Corvinus Collegium.

Berisha diskutoi me të rinjtë për miqësinë e përbashkët mes dy vendeve dhe për dramën që shkaktoi komunizmi në Shqipëri dhe Hungari.

Berisha theksoi se Shqipëria vuajti nga një diktaturë e trefishtë.

Gjatë këtij takimi, Berisha nënvizoi rëndësinë e pluralizmit, duke thënë se ai mund të humbasë me lehtësi.

Berisha tha se Edi Rama, si kryeargati i Beogradit, po e çon vendin vetëm mbrapa në çdo drejtim.

MESAZHI I BERISHËS

Kënaqësi e veçantë të prisja një grup studentësh nga Mathias Corvinus Collegium, universiteti më i madh privat në Hungari, i bazuar në Budapest.

Me të rinjtë shkëmbyem mbi miqësinë e vyer që dy kombet shqiptare dhe hungareze ndajnë me njëri-tjetrin, duke u ndalur në veçanti në historinë tragjike të periudhës komuniste që ka karakterizuar të dy vendet.

Por në ndryshim nga Hungaria dhe e gjithë pjesa tjetër e Europës lindore, Shqipëria ishte i vetmi vend që vuajti një diktaturë të trefishtë. Një diktaturë të shtypjes dhe të luftës së klasave, një diktaturë të tiranisë së urisë e varfërisë, dhe një diktaturë të izolimit total ndaj botës.

Është jetike që të investojmë sa më shumë në edukimin e brezave të rinj për rëndësinë që ka pluralizmi politik dhe sesa lehtë mund të humbet ai.

Janë pikërisht pluralizmi, konkurrenca e lirë, kufizimi i rolit të shtetit, liria e fjalës dhe e mediave, janë këto vlera që i mundësuan Shqipërisë të dalë nga kthetrat e varfërisë komuniste duke u kthyer brenda dy dekadash në një referencë rajonale.

Kështu Shqipëria e vitit 2013, sipas Bankës Botërore doli nga kategoria e vendeve të varfra për t’u konsideruar një vend i zhvilluar me pagat më të larta në Ballkanin Perëndimor.

Mjerisht, falë kryeargatit të Beogradit, Edi Ramës, sot Shqipëria po bën vetëm hapa pas duke ofruar pagat më të ulëta në rajon, me nivelin e shpopullimit më të lartë dhe me liritë politikë më të rrezikuara se kurrë./   S.M

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV