Karamuço shokon studion, tregon unazën që të merr jetën për 4 minuta (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Adoleshentët nëpër shkolla, sa agresivë janë dhe çfarë po ndodh brenda e jashtë shkollave, gjimnazeve në Shqipëri?”, ishte një nga pyetjet që u ngrit mbrëmë në studion e emisionit “Më lër të flas” në Top Channel.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte një ndër të ftuarit, i cili fillimisht tregoi se janë ‘35 mijë vepra penale në vit, 96 vepra penale në ditë’.

Sipas tij, përplasjet kryesisht nisin jashtë ambienteve të shkollës, por që më pas vijojnë edhe brenda. Por jo vetëm kaq, pasi duke folur për tregtinë e armëve të ftohta në internet, Karamuço tha:

“Gjatë 10 viteve të fundit ne na është 3-fishuar, në një fashë moshore 14-18 vjeç, mbajtja e armëve të ftohta. Në vitin 2022, qeveria shqiptare ka miratuar një vendim të Këshillit të Ministrave, që bën fjalë për pajisjen me leje të armëve të ftohta. Që do të thotë disa lloj thikash, etj, etj, duhet të kenë leje për këto. Por nuk janë armë të ftohta vetëm thikat, po edhe shkopinjtë e bejsbollit, edhe leva, edhe shkopinj gome. S

epse në katalogun e Policisë Shkencore është e parashikuar një armë dërrmuese dhe prerëse. Sa herë kapen nga këto, që kapen nga ana e policisë dhe pastaj procedohen penalisht neni 279 i kodit penal thotë ‘nëse nuk je në publik ose në makinë është deri në 3 vjet’ dhe nëse e ke në publik armën e ftohtë pa leje ose në makinë duke shëtitur, pra ka rrezikshmëri më të lartë, ka 5 vjet burg”, tha Karamuço.

Madje eksperti i kriminalistikës shokoi të gjithë kur tregoi se një 14-vjeçari i është gjetur një unazë, e cila të merr jetën në pak minuta. Ai tha se është një unazë e zakonshme dhe që është e vështirë që të vihet re.

Lexo edhe :  Çfarë përfitojnë emigrantët pas marrëveshjes për pensionet me Italinë?

“Problemi qëndron këtu, këta janë bërë të zgjuar sepse duhet që t’iu shkasin masave që merren me karakter penal gjatë kontrolleve të policisë nuk mbajnë më kaq të shprehur thika e këto, armë jo e jo, e armët kanë një rrezikshmëri shumë të lartë për t’i futur në shkolla se mund të kapesh dhe dënimi është edhe më i madh.

Por një fëmije 14 vjeç për shembull i është kapur kjo unazë. Është një unazë e cila ka një teh që hapet dhe mbyllet. E kur ti e kontrollon personin, kjo unaza nuk bie në sy fare, është një unazë e zakonshme. I është kapur rastësisht një 14-vjeçari.

Në momentin që është kontrolluar askujt prej policisë nuk i ka rënë në sy kjo unazë. Pse është vdekjeprurëse? Në momentin që hapet, ai tehu shkon gati 1-2 centimetra. Në momentin që të godet, rrezikshmëria për të humbur jetën është shumë e madhe, sidomos në pjesën e qafës. Në 4 minuta je i vdekur”, tha Karamuço./   S.M

Të fundit

Administrata e Trump ndalon regjistrimin e studentëve të huaj në Harvard

Administrata Trump ka bllokuar regjistrimin e studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit, duke synuar një burim të rëndësishëm...

Harta e divorceve në 61 bashki! Shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontrastesh të forta...

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma të Kombeve të Bashkuara më...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Lajme të tjera

Web TV