Zbulohet mesazhi i ndarjes së Timberlake me Britney Spears, me vetëm dy fjalë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Muzikanti Justin Timberlake thuhet se i ka dhënë fund lidhjes së tij trevjeçare me Britney Spears duke i dërguar asaj një mesazh të shkurtër.

Çifti u nda në vitin 2002 pas spekulimeve se Britney e kishte tradhtuar. Në kujtimet e saj të ardhshme, The Woman in Me, të cilat do të publikohen pas disa ditësh, Spears konfirmoi thashethemet për pabesi duke zbuluar se ajo puthi koreografin e saj Wade Robson.

Gjithashtu u zbulua se ajo u shkatërrua kur Timberlake u nda me të përmes mesazheve, shkruan “The New York Times”. Justin shkroi vetëm dy fjalë në atë mesazh, dhe ajo e lexoi atë gjatë xhirimit të videos për “Overprotected: The Dark Child” në Los Anxhelos.

Regjisori Chris Applebaum tha se Spears u zhduk nga seti dhe më pas e gjeti duke qarë në dyshemenë e rimorkios. Këngëtarja thuhet se i tregoi Chris një mesazh me tekst nga Timberlake ku shkruhej: “Ka mbaruar”.

“Shiko. Nuk mund ta besoj,” i tha Britney Chris. Ajo nuk donte të vazhdonte xhirimet atë ditë, por Applebaum e motivoi. “Nëse dëshiron, mund të shkosh atje dhe të xhirosh skenën e fundit në shi dhe t’i tregosh se ai bëri gabimin më të madh të jetës së tij,” i tha ai.
“Kjo është një ide e mirë. Unë do t’i tregoj atij se ka larguar gjënë më të mirë që ka pasur ndonjëherë,” u përgjigj Britney.
Fansat e këngëtares janë tërbuar për sjelljen e Justin ndaj saj dhe X (ish-Twitter) është vërshuar me komente.

Kujtojmë se Britney zbuloi se mbeti shtatzënë gjatë lidhjes me Justin, por e abortoi.
“E doja shumë. E prisja që një ditë të krijonim familje, por Justin nuk ishte i lumtur për shtatzëninë time. Ai tha se nuk jemi gati për një fëmijë, se jemi shumë të vegjël”, ka shkruar këngëtarja.
“Jam e sigurt se njerëzit do të më urrejnë për këtë, por unë u pajtova me të. Nuk e di nëse ishte vendimi i duhur”, shtoi ajo./E.Ç

Të fundit

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporozës, sipas një studimi...

Tre shenjat e horoskopit që do të përballen me vështirësi financiare gjatë këtij viti

Tre shenja të horoskopit do të kenë vështirësi dhe pengesa përgjatë këtij viti për sa i përket sektorit financiar. Sipas astrologëve shenjat që do të...

Spahiu:Çudira shqiptare! E djathta europiane dyfishohet, e djathta shqiptare përgjysmohet

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv, këtë mbrëmje protestën e opozitës para kryeministrisë, e cila me fjalimin e Berishës përmbylli tubimin e radhës pas...

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë nga Haga ish-krerët e UÇK-së

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kështu ka...

Arbana Osmani e bëri të famshëm dhe regjisor? Ja si i përgjigjet kritikave Edi!

Eduart Grishaj ka folur si rrallëherë për jetën e tij që nga fëmijëria e bukur dhe e vështirë, tek jeta sot. Ka folur për profesionin...

Lajme të tjera

Web TV