Raporti i KLSH/ Sistemi i tatimeve në situatë kritike, ja çfarë rrezikohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sistemi elektronik i tatimeve e-Taxation është bërë pjesë e një auditimi teknologjie nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), i cili ka dalë në përfundimin se gjendja në të cilin ndodhet është kritike dhe ndërlidhja që ka me sisteme të tjera mund t’i cenojë këto të fundit.

Sipas audituesve, të dhënat e sistemit e-Taxation i nevojiten dhe sistemit të Fiskalizimit, ku të dhënat e tatimpaguesve kalojnë në sistemin e Fiskalizimit në fund të çdo dite, që do të thotë se në mungesë të të dhënave nga e-Tax, funksionimi i rregullt i fiskalizimit është i cenuar në lidhje me: subjektet e reja, ndryshimet e të dhënave për statusin e aktivitetit, niveli i taksimit, ndryshimet te punonjësit, si dhe kalimi automatik i librave të shitjes dhe të blerjes.

“Nga auditimi u konstatua se pajisjet fizike të sistemit e-Taxation janë në një situatë tejet kritike, një sistem ky shumë i rëndësishëm për DPT, nisur nga veprimet operacionale që kryhen aty si nga ana e biznesit, administratës tatimore, ashtu dhe nga institucionet e tjera me të cilat janë ndërtuar ndërveprime me të dhëna të këtij sistemi”.

Ky konstatim bazohet në të dhënat mbi hapësirën e lirë në servera dhe në storage (ruajtje) e cila paraqitet rreth masës 90%, pra pothuajse në ezaurim.

Megjithëse gjatë auditimit në terren u hap procedura për mirëmbajtjen e sistemit e-Taxation, ne vlerësojmë se ndërprerja nuk do të mund të sigurohet, për arsye se sistemet informatike nuk mund të jenë funksionalë nëse pajisjet janë në ezaurim të hapësirës së tyre dhe funksionojnë në limitet e ciklit jetësor dhe me sisteme operimi jashtë suportit teknik, që do të thotë i pasigurt” nënvizon raporti.

Audituesit nënvizojnë se mundësia për ndërprerjen dhe pamundësia për ta vënë në funksion, në një kohë të shkurtër sistemin e-Taxation, është shumë e lartë. Në këtë kontekst KLSH thekson se AKSHI dhe Tatimet duhet të marrin masa për situatën.

Lexo edhe :  Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë

“Hapësira fizike e zënë për serverët dhe pajisjet storage me përfundimin e auditimit në terren ishte në masën 90%, pothuajse në ezaurim.

Hapat e ndërmarrë ndërmjet DPT-s dhe AKSHI-t për rinovimin e pajisjeve fizike ku qëndron sistemi e-Taxation janë në nivel diskutimi dhe ende nuk është arritur në një vendimmarrje.

DPT ka planifikuar një fond për të cilin AKSHI shprehet se nuk është i mjaftueshëm, por në kushtet kur DPT nuk i disponon më asetet rrjedhimisht planifikimi i fondeve për rinovim duhet të plotësohet nga administratori dhe poseduesi i këtyre aseteve që është AKSHI” vlerëson raporti./   S.M

Të fundit

Skandali i CV-ve trondit politikën/ Japin dorëheqjen pas falsifikimit të diplomave

Ajo që filloi si një rrëfim nga një yll në ngritje në Partinë Popullore (PP) konservatore të Spanjës, është...

“Bankers”, Apeli shtyn për të mërkurën vendimin

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë për të mërkurën vendimin për masat e sigurisë ndaj të arrestuarve në kuadër të hetimeve për evazion...

21 janari/ Balla ‘shpërthen’ndaj Berishës: Je përgjegjësi i masakrës, ti e urdhërove

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar me një video të publikuar në rrjetet sociale, pas deklaratave të fundit të Sali Berishës lidhur me...

Asllani refuzon ofertën e klubit të Serisë A

Kristjan Asllani e ka kuptuar që e ardhmja e tij është larg Interit, pasi edhe klubi e ka bërë publike dëshirën për transferimin e...

Ndodh çudia në Kamëz, në oborrin e shkollës “Ibrahim Basha” mbillet misër

Një situatë absurde dhe në kufijtë e komikes është denoncuar nga banorë të zonës Bulçes i Ri në Kamëz. Sipas denoncimit, oborri i shkollës 9-vjeçare...

Lajme të tjera

Web TV