Shtyhet seanca për Malltezin dhe Bektashin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak më parë është shtyrë seanca për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi.

Seanca e planifikuar në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për në orën 13:30 është shtyrë me dy orë dhe do të mbahet në 15:30.

Avokatët e Jamarbër Malltezit dhe Fatmir Bektashit kanë kërkuar 2 orë kohë për t’u njohur me dosjen dhe kjo kërkesë është pranuar.

Sot trupa gjykuese do të njohë Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin me masën e sigurisë.

Sa i përket Berishës, ndaj të cilit është caktuar masa “detyrim paraqitje”, ende nuk dihet se kur do të dalë para gjykatës, kjo për faktin e imunitetit që i jep mandati i deputetit dhe për shkak se Oficeri i Policisë Gjyqësore nuk ka mundur ta vërë në dijeni për akuzën e ngritur ndaj tij./  S.M

Të fundit

Rritje historike/ Bitcoin arrin vlerën 109,000 dollarë pas fitores së Trump-it

Çmimi i Bitcoin-it ka kaluar sot kufirin e 109,000 dollarëve, duke arritur një nivel rekord historik. Gjatë 24 orëve të...

12 gjërat që mund të bëjë Presidenti i Shteteve të Bashkuara

Ai mund të dërgojë trupa jashtë vendit, por jo të shpallë luftë. Si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura, presidenti mund të dërgojë trupa...

Ndryshimet në skemë/ Barazimi i moshës së daljes në pension për burrat dhe gratë!

Nga dy muaj në vit, do të bëhen katër, muajt e shtyrjes së moshës për pension për gratë. Ky është një tjetër ndryshim që po...

Valë ekstreme të ftohti, ekspertët parashikojnë temperatura kërcënuese

Ndërsa banorët e Kalifornisë jugore vazhdojnë të luftojnë kundër zjarreve, temperatura që kërcënojnë jetën janë regjistruar në shumë zona të SHBA. Shumë zona të SHBA...

GJKKO pritet të vendosë për dosjen “Partizani”, Gjokutaj: I inskenuar nga qeveria

Avokati Genc Gjokutaj ka dhënë më shuëm detaje rreth asaj se çfarë pritet të ndodhë me gjykimin paraprak në GJKKO të dosjes Partizani, për...

Lajme të tjera

Web TV