Tre oficerë të policisë gjyqësore shkojnë në pallatin e Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre oficerë të Policisë Gjyqësore, njoftohet se kanë zbarkuar tek Pallati i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Mediat raportojn se oficerët kanë qëndruar vetëm 5 minuta, dhe se veprimet e tyre lidhen me sekuestrimin, por mbetet për t’u parë në një tjetër reagim zyrtar për veprimet e oficerëve të Policisë Gjyqësore.

“Qëndruan vetëm 5 minuta dhe do të duhet ndoshta një informacion zyrtar për veprimet. Procedura është e thjeshtë sipas asaj që veprohet, oficerët vënë një shirit lajmërimi për sekuestrim të asaj prone dhe deri sa të jepet një vendim, pronari i pronësisë nuk mund të kryejë asnjë veprim tjetër”, raportojn mediat

Kujtojmë se SPAK njoftoi një ditë më parë zyrtarisht dhe akuzat që rëndojnë ndaj Berishës.

Në njoftimin e prokurorisë thuhej se Berisha ka konsumuar veprat penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Sipas SPAK, Sali Berisha i cili në atë kohë mbante postin e kryeministrit, ka ushtruar presion ndaj administratës për përfundimin sa më parë të procedurave të privatizimit nga i cili dhëndri i tij ka përfituar rreth 5.4 milionë euro./I.S

Të fundit

Hans Kristian Andersen, magjistari i fjalës dhe poeti i shpirtrave të brishtë

Nga Leonard Veizi Disa emra nuk i përkasin vetëm një kombi, por gjithë njerëzimit. I tillë është Hans Kristian Andersen,...

Fakultetet e Inxhinierisë me programe të reja, rektori: Gati 3.800 kuota për studentët

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike do të ofrojnë këtë vit të ri akademik dy programe të reja në Bachelor dhe në Master. Rektori...

SHBA i kthen shpinën botës? Mbyllja e USAID rrezikon miliona jetë deri në vitin 2030

Mbyllja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) po shkakton tronditje serioze në sistemet shëndetësore të vendeve në zhvillim, teksa ekspertët paralajmërojnë se ndikimet...

Irani krijon një organ mbrojtës pas sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së

Irani ka themeluar një këshill të ri mbrojtës pas sulmeve në qershor nga Izraeli dhe SHBA-të, raportojnë mediat shtetërore iraniane. Këshilli do të merret me...

Aksident në Devoll/ Zetori përmbyset dhe zë poshtë drejtuesin 75-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Menkulas të Devollit, ku një mjet bujqësor tip zetor ka dalë nga rruga...

Lajme të tjera

Web TV