Arrestimet për Covid-19/Vëllezërit kuksianë i tregojnë forcën policisë-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të masa të marra ndaj të gjithë atyre që thyejnë rregullat e karantinimit, Policia e Shtetit ka vendosur gjoba dhe ka shkuar deri në arrestime.

Kështu përgjatë 24 orëve të fundit, policia ka vendosur në pranga një kuksian dhe ka proceduar vëllanë e tij, pasi nuk i janë bindur urdhrit për të ndaluar dhe kanë kundërshtuar me dhunë efektivët.

Policia ka gjobitur gjithashtu me 10 mijë lekë 40 shtetas, të cilët janë kapur duke lëvizur në këmbë ose me biçikletë pa ndonjë arsye emergjente.

Njoftimi i policisë:  Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Në Kukës është arrestuar në flagrancë shtetasi B. B., 30 vjeç, banues në Kukës, si edhe është proceduar në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi U. B., 40 vjeç, pasi, duke udhëtuar me automjetin që drejtohej nga shtetasi U. B., kanë kundërshtuar me dhunë dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.

Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 40 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe iu është bllokuar automjeti 3 shtetasve, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin e dhënë nga organet kompetente për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbërta të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 33 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Lexo edhe :  “Shiti 5 mld euro naftë dhe nuk pagoi taksa”/ Bankers duhet të hetohet nga SPAK!

Në të gjithë vendin janë konstatuar 10 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, të mos lëvizin as në oraret e lejuara pa ndonjë arsye, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV