Covid-19/ Poliçani në shtetrrethim, ndalohet hyrja e njerëzve nga qytetet e tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Poliçanit, me vendim të Këshillit Bashkiak, ka ngritur në hyrje të qytetit të një postbllok ku verifikohet çdo person që hyn në qytet.

Kush kalon në postbllok, nëse rezultojnë se ka ardhur nga jashtë apo nga Tirana, nuk lejohet të jetojë në Poliçan, deri sa të kalojë pandemia e koronavirusit.

Kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj, ka thënë se,kjo masë është marrë, qyteti i Poliçanit është më i rrezikuari nga të gjitha qytetet sepse në të jeton një kontingjent banorësh që ka punuar për vite me radhë në Uzinën e Armëve dhe banorët vuajnë nga mushkëritë e sëmundjet profesionale.

Sipas Zotkaj, duke parë rrezikun që i kanoset qytetit nga virusi Civid-19, në Poliçan nuk do të lejohen të hyjnë në qytet persona që kthehen nga jashtë, nga Tirana apo nga qytetet e tjera,qofshin këta edhe ish/banorë të Poliçanit, pasi 800 familjet e Poliçanit janë në rrezik.

“Me vendim të këshillit bashkiak, duke parë situatën e rëndë në të gjithë Shqipërinë dhe gjithë botën, qyteti i Poliçanit është qyteti më i rrezikuar pasi ka një kontingjent të tillë banorësh që kanë punuar prej vitesh në kombinatin mekanik në Poliçan, që janë të rrezikuar nga mushkëritë, dhe janë me kartela prej 20 vitesh. Janë 800 familje që rrezikojnë jetën nga momenti në moment dhe nëse ka një rast këto familje nuk i mbushin një orë. Për këtë u detyruam që të marrim masa të jashtëzakonshme. Me miratim edhe nga policia e shteti, ngritëm një postbllok i cili do të jetë filtër për qytetin tonë për të gjithë ish-banorët e qytetit që jetojnë në Itali apo në Tiranë që të mos lejohen të futen derisa të kalojë kjo epidemi.”
Zotkaj bën me dije bashkia nuk do të tërhiqet nga vendimi i saj, derisa të kalohet rreziku nga koronavirusi.

Të fundit

Rama takim me deputetët e zgjedhur të Tiranës dhe përfaqësues të bashkisë (VIDEO)

Kryeministri Rama ka thirrur ne takim deputetet e zgjedhur te Tiranes së bashku me përfaqësues të bashkisë Tiranë. Burime bejne...

Ndjekja si në filma në ish-Bllok, si tentoi Skerdi Sina t’i ikte policisë në rrugica

Ngjarja e djeshme në zonën e Bllokut ishte si në filma, një operacion policor ku efektivët u detyruan të ndiqnin një makinë, pasi të...

Gjermani, 4 persona plagosen me sëpatë në tren

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Gjermaninë ku 4 persona kanë mbetur të plagosur gjatë një sulmi më sëpatë në një...

Ligji i ri në Maqedoninë e Veriut, më shumë shqiptarë në administratë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të përkujdeset për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore, pas përgatitjes së ligjit të ri për...

Bentley ndryshon pamjen e logos legjendare

Bentley ka përgatitur një version të ri të logos së saj në formën e një “B me krahë”. Kjo është vetëm hera e pestë që...

Lajme të tjera

Web TV