Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK fletë-thirrje për Rakip Sulin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rakip Suli është kryebashkiaku i radhës socialist i cili do të thirret në SPAK.

Prokuroria e posaçme konfirmoi pak javë më parë që ndaj tij ka nisur një hetim shpërdorim detyre. Prokuroria ka gjetur shkelje në kompensimin e rindërtimit.

Kanë qenë këshilltarët bashkiakë të Kamzës kanë kallëzuar në SPAK kryebashkiakun e tyre, Rakip Sulin.

Pas kallëzimit për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, SPAK regjistroi procedim penal.

Ndërkohë, kujtojmë se ditën e djeshme banorët e Kamzës janë paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të dhënë deklarimet e tyre për kallëzimin e depozituar në SPAK pak javë më parë ndaj kryebashkiakut të Kamzës, Rakip Suli.

Banorët e akuzojnë kryebashkiakun për shkelje të barazisë në tendera dhe për korrupsion dhe në cilësinë e provave ata kanë paraqitur ndër të tjera edhe auditimin e KLSH-së, ku janë konstatuar shumë shkelje në Bashkinë e drejtuar nga Suli.

Më herët, më 11 shtator Partia e Lirisë dhe këshilltarët e koalicionit Bashkë Fitojmë në Kamëz, kallëzuan penalisht në SPAK, kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli./  S.M

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV