Paralajmërimi i Kurtit: Pa sanksionimin e Serbisë nuk do të ketë dialog

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pa sanksionimin e Serbisë për sulmin e Banjskës nuk do të ketë dialog. Është ky paralajmërimi që bën kryeministri Albin Kurti, një ditë para se ai dhe Vuçiç të rinisin dialogun në Bruksel, mbi pikën më të nxehtë, asociacionin.
Duke folur për Financial Times para udhëtimit, Kurti tha se “do të përfundonin me një menaxhim të dështuar të krizës nëse Serbia nuk do të ndëshkohej“.

“Nëse nuk do të ketë dënim dhe sanksione pas asaj që bëri Serbia, pa dyshim që nuk do të ketë dialog. Do të përfundojmë me një menaxhim të dështuar të krizës dhe do të harrojmë plotësisht normalizimin e marrdhënieve.”

Kurti, po ashtu, akuzoi autorët e sulmit kundër Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit se u përpoqën “ta nisin një konflikt të ri të armatosur, për ta aneksuar pjesën veriore të vendit”.

Sipas tij, çdo gjë ka ndryshuar pas 24 shtatorit dhe ata nuk mund të vazhdojnë normalisht. Kurti i bëri thirrje përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Mirosllav Lajçak, të mos “e konsiderojë më Serbinë si forcë mbinatyrore, një lloj ariu të paarsyeshëm të cilin duhet ta ushqejmë me qengja për ta qetësuar”.

“Kjo duhet të marrë fund për hir të normalizimit, paqes dhe sigurisë”, ishin fjalët e kryeministrit kosovar./e.t

Të fundit

Zelensky zgjedh një grua si kryeministren e re të Ukrainës

Presidenti ukrainas i ka ngarkuar qeverisë së re detyrën e mbikëqyrjes së kontratave të mbrojtjes në fuqi, si pjesë...

Përmbyset kamioni, shkakton “lumë qumështi” në rrugët e New Yorkut

Një kamion i madh që transportonte qumësht u përmbys në Columbia County, New York. Si pasojë, ky aksident thuhet se ka shkaktuar një “lumë qumështi”. Zyrtarët...

U la në burg/ Meta reagon nga qelia: Asnjë zhgënjim, mezi pres gjyqin të përballem

Ilir Meta nuk është i zhgënjyer nga vendimi i sotëm i Apelit të GJKKO, që la në fuqi masën e sigurisë arrest në burg. Në një...

Probleme me tensionin, Erion Veliaj shtrohet në spitalin e Durrësit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është dërguar në spitalin e Durrësit, pasi mësohet se ka shfaqur probleme me tensionin. Mësohet se zyrtarit po i kryen analizat e...

Pse dashuria nuk zgjat? Frojdi zbulon gabimin që gratë e bëjnë vazhdimisht

Psikoanalisti i famshëm Sigmund Freud, babai i psikoanalizës, ka lënë pas shumë citate dhe ide që edhe sot, më shumë se një shekull më...

Lajme të tjera

Web TV