GJKKO jep vendimin për Sali Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën detyrim paraqitjeje për ish-kryeministrin Sali berishës.

Pas 3 ditësh seancas të shtyra njëra pas tjetrës, GJKKO ka vendosur që ndaj ish-kryeministrit Berisha të qendrojë në fuqi masa e detyrimit të paraqitjes.

Kujtojmë që ish-kryeministri Slai berisha akuzohet për korrupsion pasiv në privatizimin e ish-klubit Partizani.

Njoftimi:

– Në datën 26.10.2023, ora 15.00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u riçel seanca gjyqësore për vijimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt “Marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha”.

– Të pranishëm në sallën e gjykimit ishin prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millona, ndërsa i hetuari Sali Berisha u përfaqësua nga mbrojtësit e caktuar kryesisht nga gjykata, av.Rabije Cenalia dhe av.Jalldiz Kastrati.

– Gjykata bëri me dije se pranë kryesekretarisë së kësaj gjykate, ditën e sotme, datë 26.10.2023, ora 09.45, është depozituar një kërkesë nga shtetasi Sali Berisha, me objekt përjashtimin e gjyqtares nga gjykimi i kësaj çështje. Mbi këtë kërkesë, me vendimin nr.430 Akti, datë 26.10.2023 të GJKKO është vendosur mospranimi i kërkesës së kërkuesit Sali Berisha, me objekt përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, si të pabazuar në prova dhe në ligj.

– Mbrojtësit e caktuar kryesisht nuk morën përsipër realizimin e mbrojtjes dhe në këto kushte, referuar listës së avokatëve kryesisht, gjykata caktoi si avokate kryesisht av.Valentina Todoresku, të cilës i la kohën e nevojshme për tu njohur me aktet e kërkesës me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha./E.T

Të fundit

Darka private në Pallatin e Brigadave! Spiropali publikon fotot e pritjes së Macron,

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka publikuar foto nga darka private e pritjes së Presidentit të Francës, Emmanuel Macron së bashku...

“Qytetarët i besuan Edit”- Linda Rama: Ndjej peshën për të mos zhgënjyer askënd!

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, ka komentuar në Forumin Ekonomik fitoren e katërt të të shoqit në krye të qeverisë, duke u...

PD rrezikon mandatin në Lezhë, PS e ngushton diferencën në 621 vota.

Numërimi i votave të Greqisë për qarkun e Lezhës po ngushton diferencën mes koalicionit të PD-së që deri tani ka 4 mandate dhe PS-së...

“Muzika është në gjak tek ne”, rrëfimi prekës i babait të Beatriçes

Babi i Beatriçe Gjergji rrëfenë se para se të ngjitej në skenën madhështore të Eurovizionit, muzika ishte tashmë pjesë e pandashme e jetës së...

Porosia e Partisë Demokratike për numëruesit: Të kontestohet çdo votë e ardhur nga Greqia

Të gjithë numëruesit dhe komisionerët e Partisë Demokratike, me porosi të Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie, janë porositur që çdo votë e ardhur...

Lajme të tjera

Web TV