Qeveria miraton projektligjin “Për llogarinë bazike të pagesës”, kategoritë që përfitojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Ministrave miratoi këtë të mërkurë projektligjin “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike”, hartuar nga Banka e Shqipërisë.

Pr/ligji përcakton rregullat dhe kushtet për hapjen dhe përdorimin e llogarisë së pagesave me shërbime bazike për konsumatorët dhe rezidentët në Republikën e Shqipërisë, pavarësisht nivelit të të ardhurave, statusit të punësimit, historikut të aftësisë paguese brenda Republikës së Shqipërisë.

Qëllimi i këtij ligji është garantimi i së drejtës për aksesin në një llogari pagese me shërbime bazike për konsumatorët, si një mjet i domosdoshëm për të mundësuar pjesëmarrjen e konsumatorëve në tregun financiar, bazuar në interesin e tyre të vërtetë për të pasur një llogari të tillë, e cila do t’i lejojë ata të marrin përfitimet që sjell tregu financiar.

Ky ligj nuk zbatohet për llogaritë e pagesave për personat juridikë, mikrondërmarrjet dhe ndërmarrjet e vogla e personat fizikë tregtarë. Bankat do ofrojnë të gjitha shërbimet bazike të pagesave me tarifë zero, pavarësisht nga numri i veprimeve të kryera në llogarinë e pagesave me shërbime bazike, për kategoritë e konsumatorëve që i përkasin grupit të konsumatorëve që përfitojnë nga programet dhe politikat për skemat e ndihmës ekonomike dhe sociale, sipas legjislacionit përkatës në Republikën e Shqipërisë.

Përfitues janë personat që trajtohen me pagesën e papunësisë, familjet dhe individët, të cilët trajtohen me ndihmë ekonomike, përfituesit e pagesës së aftësisë së kufizuar dhe ndihmësit personalë të tyre, individët përfitues të statusit të invalidit dhe ndihmësit personal të tyre, individët përfitues të statusit të të verbrit dhe ndihmësit personal të tyre, invalidët e punës, jetimët që kanë përfituar statusin, përfituesit e pensionit social, përfituesit e pensionit të pleqërisë, përfituesit e invaliditetit, si dhe përfituesit e pensionit të invaliditetit të përhershëm për shkak të aksidentit në punë dhe sëmundjeve profesionale, përfituesit e pensionit familjar, si dhe përfituesit e ndihmës ekonomike për arsimin e lartë./ S.M

Të fundit

Një president amerikan pa zë dhe 60 mijë palestinezë të vrarë

Nga Sean Mathews, artikull i Middle East Eye Që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump ka...

30 p.e.s – Beteja e Aleksandrisë: Bie sundimi i Ptolemejve në Egjipt, triumfon Oktaviani

Beteja e Aleksandrisë (30 p.e.s) ishte një përballje vendimtare në historinë e Republikës Romake, që shënoi fundin e sundimit të Ptolemejve në Egjipt dhe...

Horoskopi ditor, 31 Korrik 2025

Dashi Nëse doni qe marrëdhënia me partnerin te ece edhe me mire sot duhet te tregoheni me te përkujdesur për te dhe t’i kushtoni kohen...

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij në politikë. Por jo vetëm...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Lajme të tjera

Web TV