Plot një vit në krye të kompanisë/ Si e ndryshoi Elon Musk Twitter-in

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, mori në dorë kompaninë “Twitter Inc.” saktësisht një vit më parë. “Zogu i vogël është liruar“, shkroi Musk në Twitter më 27 tetor të vitit të kaluar.

Më pas ai shkarkoi menaxherin dhe gjysmën e 7500 punonjësve. Ai përfundimisht filloi një të ashtuquajtur riemërtim, duke ndryshuar emrin e rrjetit në “X”.

Twitter u lançua në Silicon Valley në 2006 si një platformë mikroblogimi me 140 karaktere. Deri në fund të vitit të kaluar, ai kishte 368 milionë përdorues aktivë dhe shihej si një katalizator për protesta të mëdha.

Kthimi i të larguarve

Para se të blinte rrjetin për 44 miliardë euro, Musk e quajti Twitter-in “një shesh de facto publik i qytetit” dhe kritikoi pronarët e mëparshëm për kufizimin e fjalës së lirë.

Si shef, Musk pushoi qindra moderatorë të përmbajtjes dhe rivendosi llogaritë e pezulluara të njerëzve si Nick Fuentes dhe Andrew Anglin, si dhe mohuesve të tjerë të Holokaustit dhe racistëve të bardhë.

Vetëm disa javë më vonë, studiuesit nga Universiteti Tufts i SHBA-së pohuan se “cilësia e komunikimit ka rënë” në Twitter “me më shumë ekstremistë dhe propagandistë ose përmbajtje urrejtjeje që testojnë kufijtë e asaj që Twitter do të tolerojë.

Tani, një vit më vonë, kritikët thonë se “sheshi i qytetit” është përmbytur me gjuhë urrejtjeje dhe dezinformata.

Sipas disa vlerësimeve, që nga ardhja e Musk, Twitter ka humbur një të tretën e vlerës së tij.

Madje, Musk ka anuluar “distinktivin blu” që personazhet publikë kishin më parë me emrin e tyre, gjë që vërtetonte se ishin vërtet ata dhe jo dikush që e prezantonte veten si të tillë. Sot, kushdo që paguan disa dollarë në muaj mund të ketë një “distinktiv blu”.

Lexo edhe :  Polonia në alarm: Rusia do na sulmojë në vitin 2027

Madje kishte zëra se Musk synonte të tërhiqej nga Evropa për shkak të rregullave të BE-së për përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe përmbajtjes “të dëmshme”.

Shumë dolën me idenë e “largimit” demonstrativ nga Twitter. Edhe në Gjermani, disa nga politikanët më të rëndësishëm fshinë llogaritë e tyre. Megjithatë, shumica e politikanëve dhe mediave mbetën./   S.M

Të fundit

VIDEO/ Mjekët nuk dorëzohen, vazhdojnë operacionin pavarësisht tërmetit 8.8 ballë në Rusi

Një grup mjekësh në Rusi ka treguar guxim të jashtëzakonshëm duke vazhduar një operacion pavarësisht tërmetit 8.8 ballë. Ngjarja...

Zjarrfikësit të mbingarkuar, analiza e DW: Në Ballkan shpërthejnë zjarre

Prej disa ditësh pyjet në Evropën Juglindore janë përfshirë nga flakët dhe situata emergjente ende nuk ka mbaruar. Pak njerëz janë të kërcënuar në...

Maks Velo mungon, heshtja ndaj të shëmtuarës vazhdon…

Nga Shpëtim Luku Kryeministri Edi Rama ka marrë personalisht drejtimin e aksionit për lirimin e disa hapësirave publike në Tiranë e në qytete të tjera,...

Reformohet ligji për produktet jo-ushqimore, bëhet në përputhje me rregullat e BE-së!

Në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e funksionimit të tregut të brendshëm dhe përafrimin me legjislacionin evropian, në Konsultimet Publike është publikuar projektligji për...

Dosja Meta-Kryemadhi/ Tre vepra penale, 12 vjet burg!

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se çifti Meta-Kryemadhi ka shkaktuar dëme shumë të mëdha. Gjatë intervistës në “Edicionin e Fundit” në ABC News, avokati tha se...

Lajme të tjera

Web TV