Meta në SPAK/ Gazetarja jep DETAJE TRONDITËSE: Letërporosi nga SHBA edhe për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ishte e ftuar paraditen e sotme në emisionin Breaking në Top News, ku foli për çështjen më të nxehtë politike të momentit.

Pas çështjes “Berisha”, Hoxha komentoi edhe 2 emrat që së fundmi po përmenden më shpesh e që sipas tyre janë të “rrezikuar”.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë kthyer një përgjigje për letërporosinë e çështjes së lobimit. Po kryhen hetime edhe për ish-Presidentin, Ilir Meta.

Është kthyer përgjigje edhe nga Qipro për sa i takon kësaj çështjeje, por SPAK ka kërkuar shtesë përgjigjeje për avokatin që ndërmjetëson këtë çështje.

Është një emër shumë i njohur, është shtetas grek. Po pritet gjithashtu letërporosi përsa i takon edhe për zonjën Monika Kryemadhi. Për njërën prej tyre që ka të dhëna të plota, SPAK deklaroi në verë që menjëherë pasi të shihen shkresat, është vendosur që të pyetet Ilir Meta.

Shumë shpejt pritet të pyeten. Kjo ishte strategji e SPAK, për të pyetur këta persona vetëm pas të dhënave shtesë.

Deri në dhjetor priten ngjarje të bujshme. SPAK në 2019 mori stafetën dhe u hap për këtë arye, për të vënë pikat mbi i mbi korrupsionin, duke qenë se jemi një vend me nivel korrupsioni të lartë,” tha Hoxha./  S.M

Të fundit

Horoskopi ditor, 3 Gusht 2025

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift pritet te jete mjaft premtuese sot. Do ndiheni mire pranë partnerit tuaj dhe...

Beteja e Bathinus dhe mposhtja e dalmatëve nga Tiberi

Viti 8 pas Krishtit Në vitin 8 pas Krishtit, gjatë fushatave romake për nënshtrimin e popujve ilirë në Ballkan, gjenerali romak Tiberi (i biri i...

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale deri te politikat për dizajnin...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Lajme të tjera

Web TV