Dialogu Kosovë-Serbi/Charles Michel: Të zbatohen marrëveshjet përndryshe sanksione

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa kërkoi prej tyre implementimin e të gjitha marrëveshjeve për të cilat janë rënë dakord. Ai shprehet se nëse palët nuk u përmbahen zotimeve të tyre, do të përballen me sanksione nga Bashkimi Evropian.

“Ne presim që ata të implementojnë marrëveshjet e mëparshme. Asociacioni është një hap i rëndësishëm si hap i parë sipas nesh. Serbia justifikohet se nuk njeh dot pavarësinë e  Kosovës për shkak të kushtetutës. E bëmë të qartë se ato marrëveshje që janë nënshkruar duhet të zbatohen dhe ne e bëmë të qartë se do të vëzhgojmë përgjatë javëve në vijim nëse zbatimi I tyre do të nis. Nëse diçka e tillë nuk vijon atëherë do të ketë sanksione”, është shprehur ai.

Mbrëmjen e djeshme shefi i Politikës së Jashtëm të BE Josep Borrell tha se palët i vunë parakushte njëra tjetrës në takimin e Brukselit./I.S

Të fundit

Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit, Policia e Shtetit bën njoftimin

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me plotësimin e formularit për...

Stuhia ‘Floris’ godet Britaninë dhe Irlandën, mijëra familje mbeten pa energji elektrike

Britania dhe Irlanda janë goditur këtë të hënë nga një stuhi e fuqishme “Floris” dhe me erërat me shpejtësi që tejkalonin 160 km/orë. Kjo situatë...

Nuk japin pagat! Tiranës dhe Skënderbeut u bllokohet merkatoja për 3 sesione

Tirana dhe Skëndërbeu kanë marrë nga 3 dënime për shkak të pagave të prapambetura ndaj ish-futbollistëve të tyre. Edhe pas vendimit të dhomës së zgjidhjes...

Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën elektrike

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Fier- Levan, në afërsi të “ Kthesës së Zhupanit”. Një automjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë...

Ben Blushi: Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të...

Lajme të tjera

Web TV