Banorët e Groenlandës nuk do të lëvizin akrepat e orës për herë të parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të dielën, banorët e Groenlandës nuk do të kthejnë akrepat në kohën e dimrit për herë të parë.

Qeveria e Groenlandës vendosi në nëntor 2022 të shfuqizojë orën verore dhe dimërore, raportoi agjencia daneze e lajmeve Ritzau.

Ishulli më i madh në botë është zyrtarisht pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, por në praktikë është kryesisht vetëqeverisës. Në vend që të kthejnë akrepat e orës, autoritetet groenlandeze kanë vendosur të qëndrojnë përgjithmonë në zonën kohore UTC/GMT-2.

Të dielën, pjesa më e madhe e Evropës, përfshirë Danimarkën, do të zhvendosin orët e tyre një orë pas dhe kështu do të kalojnë nga ora verore në atë dimërore.

Megjithatë, në Grenlandë, në vend të katër orëve të mëparshme, do të jetë tre orë më pak se në Danimarkë. Qyteti i vogël i Itokortormit në lindje të Grenlandës është e vetmja pjesë e ishullit që do të kthejë orën pas të dielën./I.S

Të fundit

Kodi Rrugor duhet ashpërsuar dhe zbatuar…

Nga Eduard Zaloshnja Kam botuar 63 artikuj shkencorë në SHBA rreth plagosjeve/vdekjeve jonatyrale. Treçereku i tyre kanë qenë rreth plagosjeve/vdekjeve...

Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT në Durrës, akuzohet se ndërtoi disa shtëpi pushimi

Policia e Durrësit ka arrestuar një ish-zyrtar lokal të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), nën akuzën për ndërtim të paligjshëm gjatë kohës që...

Nga Frankensteini te Putini, përbindëshat po enden në festivalin e filmit në Venecia

Drejtorit artistik thotë se përbindëshat janë “fil rouge” i këtij viti, ndërsa Guillermo del Toro prezanton vizionin e tij mbi klasikën e Shelleit Nadia Khomami Kur...

Zjarret, ironizon Rama: Avionët nuk janë magjistarë! Do kemi flotën tonë

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë se edhe Shqipëria do të ketë flotën e saj me avionë zjarrfikës. Së shpejti pritet që vendi ynë të blejë...

Ceremonia e Mirënjohjes Kombëtare/ Rama: Komisar Agim Troci u dergj në shtrat

Kryeministri Edi Rama vlerëson punën e forcave zjarrfikëse që u përballën me zjarret në vend. Rama përmendi Agim Trocit që u plagos duke luftuar me flakët...

Lajme të tjera

Web TV