Çfarë i bëri bashkë Bajram Begaj dhe Ramush Haradinaj?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Festa e 120 vjetorit të hapjes së shkollës shqipe në Iballë të Pukës, ka bërë bashkë figura nga Shqipëria dhe Kosova. Pjesë e fetimeve u bë edhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, që takoi edhe presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

“Gjatë qëndrimin në Iballë të Pukës, kisha kënaqësi që me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj të bisedojmë për zhvillimet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se rruga për anëtarësimin e Kosovës në NATO është e paalternativë.

“Kënaqësi të ndajmë mendimet e njëjta, që Kosova sa më parë t’i kthehet rrugës së saj të paalternativë për anëtarësimin në NATO, sepse kjo nënkupton më shumë siguri në rajon e më shumë paqe në botë”, është shprehur Haradinaj./e.t

Të fundit

Mijëra familje ngelin pa energji elektrike për shkak të… gjarpërinjve!

Më shumë se 5.000 shtëpi në Karolinën e Veriut mbetën pa energji elektrike pasi një gjarpër hyri në një...

“Lonely Planet”/ Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare

Bukuria natyrore e Shqipërisë do t’ju lërë pa frymë. Për shumicën e turistëve, ky vend i vogël në Ballkanin Perëndimor është një enigmë –...

Shefi i Krimeve të Shkodrës, largohet nga radhët e Policisë së Shtetit

Saimir Rrustemi, një nga efektivët më të përgatitur të Policisë së Qarkut Shkodër, është larguar nga detyra për të nisur një rrugëtim të ri....

Elseid Hysaj ka një mesazh të fortë para ndeshjes me Serbinë

Duke e cilësuar Serbinë një kundërshtare të fortë, mbrojtësi Elseid Hysaj, u shpreh se Kombëtarja shqiptare duhet të fitojë tre pikë në ndeshjen Shqipëri-Serbi,...

Drejtuesja e SHISH vizitë zyrtare në Washington, takon shefin e CIA-s

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Washington DC, ku dhe u takua me drejtues dhe zyrtare...

Lajme të tjera

Web TV