Rajonet e Dukagjinit pa energji/ Haradinaj-Kurtit: Merr masa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj deklaron se gati çdo natë rajone të shumta të Dukagjinit janë pa energji elektrike në këto ditë të ftohta.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shprehet se këto janë pasojat e anulimit të termocentralit të ri.

“Edhe sonte sikur pothuajse çdo natë, rajone të shumta të Dukagjinit janë në terr, pa energji elektrike për orë të tëra. E frikshme të kalosh nëpër Dushkajë në errësirë të plotë. A thua, a mendon ndokush nga qeveria se si ngrohen këta njerëz, në këtë acar që po mbizotëron në vend?

Kryeministër, merr masa, sepse nuk ke asnjë justifikim ta lejosh këtë diskriminim! Këto janë pasojat kur e anuluat Termocentralin e ri, i cili tash do të ishte veç i përfunduar. Apo ndoshta je peng i mafisë energjetike të rajonit (Serbisë)!?”- ka thënë Haradinaj./O.S

Të fundit

Greqia përfshihet nga moti i keq, qarkullimi ndalohet në disa rrugë të Zakinthos

Greqia po përballet me kushte të këqija moti, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Policia Rrugore...

Media amerikane “Seattle Times”: Gjirokastra, destinacion për t’u vizituar në 2025

Sipas një raporti të kompanisë amrikane të udhëtimit Expedia, i cili anketoi 25,000 njerëz nga 19 vende, 63 përqind e udhëtarëve ka të ngjarë...

Ç’duhet bërë?!

Nga Ylli Manjani Ç’duhet bërë?! Ma bëjnë shumë miq këtë pyetje. Po rendis edhe njëherë disa ndërhyrje ligjore që duhen bërë sa më shpejt, për të...

Protesta pro Veliajt, Policia i përgjigjet GJKKO-së: Ishte spontane

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare ndaj Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe...

Rama apel diasporës për t’u regjistruar: Ne shqipot i lëmë gjërat për në moment të fundit

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, u bëri apel emigrantëve të regjistrohen në zgjedhjet e 11 Majit. Rama u kërkoi...

Lajme të tjera

Web TV