Kompania e automjeteve ‘Ford’ prag falimentit? Zbulohet shuma që ka humbur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ford vlerëson një humbje prej 1.3 miliardë dollarësh nga një grevë që filloi në mes të shtatorit dhe përfundoi të mërkurën me një marrëveshje në parim me sindikatat që do të lejojë fabrikat të rihapen, tha shefi financiar i kompanisë, John Lawler.

Pa dhënë detaje mbi përmbajtjen e marrëveshjes, Lawler tha se do të rriste kostot e prodhimit nga 850 në 900 dollarë për automjet, raporton “Figaro”. Si rezultat, Ford-it do t’i duhet të rrisë efikasitetin dhe produktivitetin për të kompensuar kostot më të larta të punës, theksoi Lawler.

Pothuajse 45.000 nga gjithsej 146.000 punonjës që janë anëtarë të sindikatës së Bashkuar të Punëtorëve të Automjetit (UAW) dolën në grevë në Ford, si dhe në dy prodhues të tjerë amerikanë të makinave, Stellantis dhe General Motors. Ford është e para nga tri kompanitë që nënshkruan një marrëveshje me sindikatat./e.t

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV