Muzhaqi: Thumana e Rilindur, epiqendër sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi organizoi në Thumanë aktivitete me temën “Sporti për Zhvillim, Thumanë”, me në qendër sportin për një të nesërme më të mirë.

Aktivitetet përfshin nga konferenca sportive me panele diskutime, tek panairi sportiv e më pas një koncert përmbyllës. Së bashku me Kryeministrin Edi Rama, Ministren e Arsimit dhe Sportit, Kryetarin e Bashkisë, Presidentin e KOKSH, shumë sportistë elitarë dhe federata pas konferencës, iu bashkuan argëtimit dhe lojërave sportive të mbi 1000 fëmijëve të Thumanës dhe zonave përreth.

Për ministren Muzhaqi, Thumana e rilindur është tashmë epiqendra e sportit.

“Thumana në lëvizje: Sport për një të nesërme më të mirë!  Rilindja e Thumanës dhe kthimi në një epiqendër sportive me panelet e diskutimit,  panairin sportiv, dhe koncertin pjesë e programit “Sporti për Zhvillim”. “ shprehet Muzhaqi duke shtuar “Ky është vetëm fillimi i shumë projekteve të bukura që na presin në vazhdim! Së bashku, do të shkruajmë një histori të re të mbushur me ëndrra dhe arritje!“

Thumana ishte një nga zonat më të prekura nga tërmeti i vitit 2019, ndërsa sot është një zonë e rilindur dhe jo vetëm, është kthyer në qendrën e motorit të lëvizjes sportive në vend./e.t

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV