Si u krijua në 2021-2022 inflacioni nga fitimet në Shqipëri, në Rajon nga pagat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka Botërore analizon se forcimi i kursit të këmbimit në Shqipëri ka ndihmuar në uljen e inflacionit, por të dhëna me të plota tregojnë se, rritja e fitimeve ishte shtytës i rëndësishëm i inflacionit në disa vende të Ballkanit Perëndimor, dhe në disa vende ka qenë pagat nxitës.

Fitimet llogariten si diferencë ndërmjet vlerës së shtuar bruto dhe kostos së punës. Banka Botërore tregon se fitimet u bënë nxitësi më i madh i inflacionit të brendshëm në vitin 2021 në Shqipëri, B&H dhe Mali i Zi, dhe në vitin 2022 në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që rritja e pagave ishte shkaktar i inflacionit në Serbi dhe Mal të Zi nga fillimi i vitit 2022, dhe në Maqedoninë e Veriut dhe B&H nga fundi i vitit 2022.

Në Shqipëri, fitimet u rritën nga mesi i vitit 2021, duke kontribuar mesatarisht 2.6 pikë përqindje në inflacionin e atij viti  dhe me ndikim të jashtëzakonshëm në vitin 2022, duke e shtyrë inflacionin me 7.7%. Kjo për arsye se pjesa e të vetë-punësuarve që fitojnë të ardhura të përziera që llogariten si fitim ka një peshë më të madhe në inflacion.

Nga ana tjetër, kontributi më i ulët i pagave (edhe për shkak të informalitetit) kufizon efektin e pagave në inflacion në Shqipëri.

 

 

Në Bosnjë gjithashtu fitimet ishin shtytësi kryesor i inflacionit në vitin 2021 dhe mbetën të forta përgjatë vitit 2022, duke kontribuar me rreth 5.3 pikë përqindjeje në inflacion.

Një rritje graduale e pagave rriti kontributin e tyre në inflacion nga viti 2022 dhe ishin nxitësi kryesor i inflacionit në gjashtëmujorin e dytë 2022.

Në Maqedoninë e Veriut, roli i fitimeve në nxitjen e inflacionit mbeti relativisht i ulët në vitin 2021, me një kontribut mesatar prej rreth 0.7 pikë për qind.

Lexo edhe :  Piku i sezonit turistik, euro nis dobësimin përballë lekut/ Ja me sa po shkëmbehet

Megjithatë, në vitin 2022, ato kontribuuan me 5.7 pikë përqindje në inflacion. Kontributi i pagave u bë pak më i madh se ai i fitimeve në gjysmën e dytë të 2022.

Në Mal të Zi, fitimet e shtynë inflacionin mesatarisht në rritje me 3.7 pikë përqindjeje në vitin 2021, por në vitin 2022 ky trend u ndërpre nga rritja e punësimit dhe e pagës minimale, të cilat rritën kostot e punës. Që atëherë, pagat janë bërë një kontribuues kryesor në inflacion.

Së fundi, taksat neto kontribuan gjithashtu në një rritje të inflacionit në vitin 2022, me përjashtim të Maqedonisë së Veriut. Në vitin 2022, taksat neto në Maqedoninë e Veriut ulën inflacionin me 5 pikë përqindjeje.

Kjo ndodhi për shkak të një rritje të mprehtë të subvencioneve për produktet e shportës. Kjo peshë ndryshoi në vitin 2023 kur qeveria e Maqedonisë së Veriut reduktoi subvencionet për ekonominë.

Në vendet e tjera, taksat neto kanë pasur presion të vogël. Banka Botërore analizon se presionet inflacioniste po pakësohen në të gjithë Ballkanin Perëndimor, por nevojitet ende vigjilencë.

/Monitor

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV