Von der Leyen, sot në Kosovë/ Takime me Presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur vizitën e saj katërditore në vendet e Ballkanit Perëndimor. Këtë të hënë, presidentja e Komisionit Evropian do vizitojë Kosovën, ku do takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Presidentja e Komisionit Evropian do të prezantojë Paketën Investuese të Ballkanit Perëndimor. Paketa e investimeve e planifikuar nga blloku për avancimin e rajonit arrin në 6 miliardë euro – 2.1 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi. Megjithatë, ndihma për rajonin do të kushtëzohet nga shkalla e reformave të zbatuara në secilin prej vendeve veç e veç.

Përveç kësaj, gjatë takimeve me autoritetet maqedonase një vëmendje e veçantë pritet t’i kushtohet reformave dhe ndryshimeve kushtetuese që janë të domosdoshme për integrimin evropian.

“Kemi çështje të rëndësishme për të biseduar në lidhje me reformat dhe angazhimet tjera para përfundimit të procesit të shqyrtimit dhe përpara publikimit të Raportit Vjetor të Progresit 2023. Në takimet e ditës së hënë presim diskutime të dobishëm të fokusuar në hapat dhe planet e ardhshme për përparim të shpejtë drejt anëtarësimit të plotë në BE”, tha zëvendëskryeministri maqedonas, Bojan Mariçiq, përmes një postimi në Facebook pas pritjes që i bëri zyrtares së BE-së në aeroportin e Shkupit.

Vizitën në Maqedoninë e Veriut, shefja e KE-së e nisi me një darkë pune me presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski, ndërsa të hënën do të pritet nga kryeministri, Dimitar Kovaçevski. Ajo po ashtu do të vizitojë edhe një fabrikë për përpunimin e pemëve dhe perimeve të financuar nga programi evropian IPARD.

Në agjendës e zyrtares së lartë të BE-së, për momentin nuk janë paraparë takime me drejtuesit e opozitës maqedonase nga të cilët varet nëse do të miratohen apo jo ndryshimet kushtetuese deri në dhjetor, pas së cilës do të dihet nëse Këshilli Evropian do ta marrë vendimin që Shqipëria së bashku me Maqedoninë e Veriut të nisin fazën e dytë të negociatave të anëtarësimit.

Lexo edhe :  Vjosa Osmani vizitë në Uashington, pritet të takohet me zyrtarin e lartë të DASH

Kryetari i partisë opozitare maqedonase VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski, ka thënë se nga vizita e Ursula von der Leyen pret që ajo të njoftojë nisjen pa kushte të bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

“Unë pres që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të dalë me qëndrimin se Maqedonia [e Veriut] pa kushte do të nisë bisedimet BE-në dhe se pa kushtet shtesë me të cilat po ballafaqohet vendi ynë, do t’i fillojmë negociatat”, ka deklaruar Mickovski duke komentuar vizitës e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Zyrtarja e BE-së, pritet të theksojë rëndësinë e miratimit të ndryshimeve kushtetuese që kanë të bëjnë me përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj si popull shtetformues, ashtu siç parashihen me atë që njihet si “propozim francez” për zgjidhjen e kontesteve me Bullgarinë./E.T

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini shafran të Indisë çdo ditë!

Shafrani i Indisë është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë të gjitha përfitimet e mahnitshme...

Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë

36 nga 100 universitetet më të mira globale janë në Europë, një rritje disi e konsiderueshme në krahasim me 28 universitetet që kishte Europa...

Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të dashuroheni me veten. Është koha...

FOTO/ Familjarët e Loredanës ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre

Nuk ndalen familjarët e Loredanës/ Pas largimit të Jozit nga shtëpia, ata e ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre Ata kanë publikuar një imazh të saj...

Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën

Presidenti Donald Trump po planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën, duke shënuar herën e parë që një president...

Lajme të tjera

Web TV