“Nëntori vjen me tipare tipike të vjeshtës”/ Si pritet të jetë moti këtë javë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëntori do të vijë me tipare tipike të vjeshtës, me temperatura më të freskëta dhe me reshje shiu. Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikanja Lajda Porja nga “MeteoAlb” thotë se pritet që duke filluar nga dita e nesërme dhe deri të dielën e kësaj jave, territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e masave të paqëndrueshme që do të sjellin vranësira, lagështirë të lartë dhe reshje shiu.

Lajda Porja: Vetëm dita e sotme do të jetë kështu, vetëm sot do të jenë vranësira të lehta, një ditë e ngrohtë, temperatura 25 apo 26 gradë. Duke filluar që nga nesër, rreth orës së mesditës, 12 apo 1, fillojnë reshjet e para në veri, veri-perëndim. Ndërkohë pritet që reshjet të jenë prezente pothuajse gjatë gjithë javës. Pra, që nga e marta dhe deri të dielën, territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e masave të paqëndrueshme duke sjellë vranësira, lagështirë të lartë, reshje shiu.

Megjithatë, reshje të denduara shiu do të ketë dita e premte, e shtunë dhe e dielë, ku do të ketë herë pas here shira me intensitet të lartë. Do të jenë kryesisht në zonat veriore dhe qëndrore. Jugu, do të marrë reshje më të pakëta, megjithatë, pjesa e dytë e javës do të jetë shumë më keq se e para. E marta, e mërkura dhe e enjtja do të kenë prezencë të reshjeve, por nuk do të jenë problematike.

Parashikohet që nga dita e nesërme, do të ketë rënie të temperaturave, por jo shumë e ndjeshme. E mërkura sjell rënie të temperaturave, duke bërë që nga e mërkura e deri ditën e dielë të ketë rënie të tyre, rreth vlerës jo më shumë se 20 gradë.

Nëntori do të futet me tipare tipike të vjeshtës, me reshje, do të jetë freskët dhe mbeten prezente reshjet pothuajse gjatë gjithë javës. Parashikohet që problematike të jenë stuhitë e erës, duke filluar që nga dita e enjte, përfshirë edhe fundjavën, mbetet që një erë që do të jetë e fortë duke sjellë dallgëzim dhe probleme në trafikun detar.

Të fundit

Do të moderojë “Big Brother VIP Fan Club”/ Këshilla e Enxhi Nasufit për Heidi Bacin

Në emisionin e mëngjesit në “Top Albnia Radio” është folur për moderimin e “BIG BROTHER Fan Club” që do...

Belgjika do ndalojë cigaret elektronike nga Janari 2024

Nga janari i vitit 2024, Belgjika do të bëhet vendi i parë në Bashkimin Evropian që do të ndalojë shitjen e cigareve elektronike (vape-s)...

Kokëfortësia e dilemës evropiane

Dremush Shasha Dje liderët e Bashkimit Evropian takuan liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa sot do të vazhdojnë samitin e BE-së me diskutimin rreth mbështetjes së...

Begaj: Sfida e medias, përballja me fake news! Përdorni pushtetin me përgjegjësi

Në pritjen e organizuzar me përfaqësuesit e medias me rastin e festave të fundvitit, Presidenti Bajram Begaj e cilësoi rolin e medias si kontributore dhe thelbësore...

SPAK, ditëlindje mes sfidash/Aktualisht ka 2 çështje të nxehta, po hetohen dhe biznesmenë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv analizoi arritjet e SPAK, në 5-vjetorin e krijimit të tij. Ai tha se...

Lajme të tjera

Web TV